fbpx

Qindra të infektuar me COVID-19 në Lojërat Olimpike të Tokios

Numri i personave të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 në Japoni, të cilët u prekën nga koronavirusi i ri (COVID-19), u rrit në 294, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti Organizativ njoftoi se COVID-19 u zbulua në 18 persona të tjerë që erdhën në vend si pjesë e “Tokio 2020”.

Ndër 18 personat e infektuar 24 orët e fundit është edhe një atlet që garon në turne.

Në mesin e atyre të infektuar me virusin janë 10 punonjës, 5 zyrtarë dhe një anëtar i medias që shërbejnë brenda fushës së turneut.

Të infektuarit janë vendosur në karantinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button