13 zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Drejtori i QMK, Stojançe Angellov ka informuar se në vend ka 13 zjarre aktive, ndërsa disa prej tyre janë jashtëzakonisht serioze, transmeton Portalb.mk.

Ai ka deklaruar për TV Telma se, më serioze është gjendja në Staro Nagoriçane, ku zjarri ka arritur pothuajse deri te shtëpitë në fshatrat Kokino dhe Stepance. Këtu është kyçur edhe helikopteri i armatës, ndërsa me urdhër të komandantit suprem të ARM-së, presidentit Stevo Pendarovski, ndihmë për shuarjen e zjarreve do të jep edhe pjesëtarët e ARM-së.

Gjendja është serioze edhe në Makedonski Brod, Dellçevë dhe në Likovë.

Sipas videove që po përhapen në rrjetet sociale, gjendja serioze duket edhe në Koçan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button