Filipçe: Ka mundësi të ketë masa restriktive për të pavaksinuarit nëse përkeqësohet gjendja epidemioogjike

Numri i rasteve të reja me Covid – 19 në rajon, por edhe në Evropë rritet çdo ditë, ndërsa rritje të lehtë të rasteve të reja është shënuar edhe në vend. Rritja e numrit të rasteve të reja është për shkak të udhëtimeve të shpeshtuara dhe pushimeve vjetore, por nuk mund të jemi të sigurt nëse ky trend i rritjes do të vazhdojë edhe më tej, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për TV Telma, transmeton Portalb.mk.

“Sistemi është plotësisht i gatshëm të ballafaqohet me valën e re eventuale, por të gjithë duhet ta dimë se nuk mundemi të jetojmë me restriksione. Duhet të gjithë të vaksinohemi që të kthehet funksionimi normal i të gjitha proceseve jetësore, i subjekteve ekonomike, objekteve hotelerike, i vendeve për tubime masive. Qytetarët duhet ta dinë se pikërisht në vende të këtilla mund t’iu kërkohet certifikatë për imunizim apo test negativ PCR, sepse ne mund ta mbrojmë popullsinë, ndërsaa më pas të funksionojnë normal institucionet dhe ekonomia”, deklaroi ai.

Filipçe shtoi se, me vaksinën që vendi ka në dispozicion dhe me të cilën mund të mbrohemi, kemi mundësi t’i shmangim masat restriktive që ishin në fuqi vitin e kaluar.

“Statistika për rastet në vendin tonë është e hapur dhe transparente, sistemi u dëshmua se funksionon mirë, sepse qytetarët mund ta dinë situatën objektivve. Ne nuk e dimë nëse më tej, ndoshta vitin e ardhshëm do të përballemi me ndonjë mutacion tjetër të virusit dhe për këtë ju bëjmë thirrje qytetarëve të vaksinohen, ndërsa sistemi është i gatshëm të përballet me të gjitha sfidat”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button