fbpx

Në Tetovë nuk ka ujë, Komuna e paaftë për të zgjidhur problemin, qytetatët përgatisin padi (VIDEO)

Qendra e Tetovës dhe disa lagje në të, disa ditë po përballen me mungesë dhe ndërprerje të ujit kohë pas kohe. Të njejtën e kanë konfirmuar edhe nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) Tetovafaqen e tyre në Facebook dhe thonë se punojnë por ujë ende nuk ka. Kjo mungesë e ujit i ka frustruar qytetarët sepse jemi në mes të verës ku temperaturat ditëve të fundit arrijnë mbi dyzet gradë. Gazetari i Portalb.mk anketoi qytetarët e Tetovës, të cilët u shprehën se nuk kanë ujë dhe fajtori për këtë është Komuna e Tetovës që nuk e zgjidh problemin në mënyrë permanente, shkruan Portalb.mk.

Gjatë ditës së sotme, gazetari i Portalb.mk ishte në terren për të anketuar qytetarët e Tetovës se a kanë ujë të mjaftueshëm këto ditë të nxehta vere. Ata u shprehën se nuk kanë ujë të majftueshëm për pije por edhe për nevoja të tjera. Sipas tyre, Komuna e Tetovës në krye me Teuta Arifin nuk ka punuar mjaftueshëm për të gjetur zgjidhje permanente të problemit si dhe Ndërmarrja Publike Komunale me drejtorin Tushi Dervishi dhe ish drejtorin Xhelal Ceka asnjëherë nuk mbajnë përgjegjësi për këtë katastrofë ekologjike që po i ndodh qytetit afër Malit Sharr. Madje, një grup qytetarësh thonë se përgatisin padi ndaj disa ndërmarrjeve publike dhe funksionarë të komunës për mospërgjegjësi insitutcionale.

Mungesa e ujit në Tetovë nuk është diçka e re as për këtë verë. Qytetarët e Tetovës përballen vazhdimisht me mungesë të ujit edhe gjatë periudhave tjera të vitit, por gjendja vazhdon të jetë alarmante gjatë stinës së verës.

Rikujtojmë se Teuta Arifi kur kërkonte mandatin e dytë në #Debatpërnime në tetor 2017 premtoi se do të zgjidhë problemin me mungesën e ujit. Më pas në intervistë për Portalb në vitin 2018 ajo tha se do të ndryshojnë gypat e ujësjellësit për dy vite, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button