fbpx

Maqedonia e Veriut shënon sot Ilindenin (VIDEO)

Maqedonia e Veriut shënon sot 118 vjetorin e Republikës së Krushevës dhe mbledhjes së parë të KAÇKM. Me kryengritjen e Ilindenit dhe Republikën e Krushevës më 1903 dhe më pas edhe në Ilindenin e dytë më 1944 me mbledhjen e parë të KAÇKM-së u vendosën shtylat e republikës dhe të shtetit, shkruan Portalb.mk.

Pendarovski në urimin e tij me këtë rast, është shprehur se në këto kohë të pasigurisë për ne dhe për gjithë botën, duhet t’i tejkalojmë ndarjet e brendshme dhe t’i unifikojmë rreth idealeve burimore të Ilindenit dhe KAÇKM-së.

Pendarovski, Ilinden

“Ta kthejmë besimin e qytetarëve në shtet përmes përforcimit të institucioneve dekomratike dhe sundimit të së dretjës. T’u mundësojmë të rinjëve këtu ta ndërtojnë botën e tyre dhe t’i respektojmë të ndryshmit nga ne, si parakusht për një shoqëri të qytetarëve të barabartë. Liria është ideali dhe qëllimi më i lartë i një populli.

Në kuadër të shënimit të kësaj feste, krerët e lartë shtetëror kanë paralajmëruar aktivitete të ndryshme.

Një delegacion i Kuvendit i udhëhequr nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi, kanë vendosur lule para përmendores së Nikolla Karevit para Kuvendit.

Delegacioni i Kuvendit

“Ilindeni jeton, lind përsëri dhe përsëri, me çdo ditë të re, me çdo gjeneratë të re të rinjve që për çdo ditë përballen me sfida të reja, çdo ditë i bëjnë betejat e veta personale dhe kolektive për një të nesërme më të mirë, për një jetë më cilësore, zhvillim profesional dhe përkryerje dhe ardhmëri të sigurt. Kemi një shtet të përbashkët dhe të gjithë jemi përgjegjës ta ruajmë dhe zhvillojmë, për ne dhe për gjeneratat e ardhshme”, tha Xhaferi me këtë rast.

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në fjalimin e tij të mbajtur me rastin e kësaj dite, tha se në kontekstin bashkëkohor, kjo është një festë e cila ndërton ura lidhëse, të brendshme dhe të jashtme.

“Jemi rritur me idenë se Ilindeni paraqet monument të popujve që kanë jetuar në këto hapësira; prandaj sot, me të drejtë presim që Ilindeni të shndërrohet në një datë, përmes së cilës do t’i shënojmë vlerat  historike të përbashkëta. Sot ndodhemi përballë sfidave të tjera. Interesat tona strategjikë, që nga pavarësia e vendit, janë shkrirë në ambicien tonë për anëtarësim të plotë në Aleancën Veri-Atlantike dhe në Bashkimin Evropian.  Suksesi për t’u bërë vendi anëtar i 30-të i NATO-s, vetëm sa e konfirmon rrugën tonë të drejtë për të ndërtuar unitet dhe integrim, duke i ndjekur vlerat që i simbolizon edhe festa e sotme. Ashtu siç, përmes Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e forcuam integrimin tonë të brendshëm, ashtu siç i tejkaluam mosmarrëveshjet me fqinjin tonë Greqinë përmes Marrëveshjes së Prespës, ngjashëm, edhe përmes implementimit të Marrëveshjes për miqësi, do t’i tejkalojmë dallimet me fqinjin tonë Bullgarinë.

Qeveria programin solem për shënimin e 2 gushtit – Ditës së Republikës dhe Ilindenit e mbajti Qendrën memoriale KAÇKM në Pelince.

Kryemiistri Zoran Zaev, gjatë kësaj ceremonie, duke i uruar qytetarët për këtë festë, tha se Maqedonia e Veriut sot është shtet që edhe përkundër bllokadave dhe rreziqeve, ndërton ura.

Zoran Zaev

“Ne sot së bashku me fqinjët tanë ndërtojmë Ballkanin e Hapur, i rrënojmë pengesat dhe luftojmë për liri më të mëdha të qytetarëve tanë. Ndërtojmë Ballkan të ri, evropian të lidhur përmes ideve të pranuara gjerë për jetë më të mirë për të gjithë, për unifikim, për ndihmë, për lehtësim, për lëvijze të lirë, për mendim të lirë dhe krijim. Dhe ajo është iniciativë normale dhe e pritur pas marrëveshjes historike të Prespes me të cilën e zgjidhëm kontestin me Greqinë, si precedent pozitiv në historinë e diplomacisë. Unë jam i bindur se Republika e Bullgarisë është mike dhe se është shumë afër dita kur populli maqedonas dhe bullgar do të binden se Bulgaria nuk do të jetë pengesë për Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

Presidenti Pendarvoski mori pjesë në manifestimin në Krushevë, por siç paralajmëroi edhe dje, nuk ka mbajtur fjalim politik dhe i ka thirrur të marrin pjesë në Krushevë përfaqsuesit e kreut shtetëror por edhe liderët e të gjitha partive politike.

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka reaguar në lidhje me këtë. Ai ka refuzuar ftesën që të marrë pjesë në një aktivitet të tillë dhe ka deklaruar se, një politikan i cili ka frikë nga populli i tij duhet menjëherë të largohet nga politika.

“Lidershipi treghet edhe në momente të mira edhe në të kqëija. Mosrespektimi ndaj sakrificës së heronjëve të dhënë për Maqedoninë, popullin dhe kombin maqedonas paraqet miniaturë të “cirkut” në formë të mini kolonës e cila duhet ta udhëheqë presidenti, e siguruar nga dy bataliona polici pa pjesëmarrjen e popullit, në kohë kur para 118 viteve heronjtë në Krushevë kanë kryer punë. Më vjen keq që për shkak të frikës personale prej përballjen me popullin, kotësisë së madhe personale dhe elitizmit dëshironi të depersonalizoni një ngjarje e cila nuk është e politikanëve, por e popullit”, tha ai.

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar nga kabineti i presidentit të shtetit.

“Jemi të befasuar në mënyrë të pakëndshme nga kualifikimi i Mickoskit, sipas të cilës ndërimin e festës më të madhe të festës Ilinden, në Krushëve do të jetë “ceremonial cirk”. Nuk mbahet mend gjatë viteve të kaluara që ndonjë politikan i ynë ka treguar mosrespektim aq të thellë ndaj heronjëve më të mëdhënje, krijues dhe artist të popullit maqedonas dhe qytetarëve maqedonas, me nënvlerësim të potë të faktit se delegacioni shtetëror në krye me presidentin Pendarovski do të vendosë lule të freskëta në varrin e presidentit të parë të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev, në përmendoren e heronjëve dhe në Meçkin Kamen”, thuhet në kumtesë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button