Në Vitin Evropian të hekurudhës, trenat për në Kërçovë, Koçan dhe Prishtinë nuk qarkullojnë prej muajsh

Bashkimi Evropian feston 2021 si Vit evropian të hekurudhës, ndërsa në Maqedoni trenat e pakët të udhëtarëve në hekurudha ose janë ndërprerë ose nuk qarkullojnë përkohësisht. Këtë verë, nuk ka trena ekspres nga Shkupi në Beograd dhe Selanik, ndërsa prej disa muajsh nuk qarkullon as treni i shpejtë në relacionin Shkup-Prishtinë-Shkup, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Numri i trenave për transportin e udhëtarëve është zvogëluar edhe në trafikun e brendshëm hekurudhor. Nga fillimi i majit, treni i udhëtarëve Shkup-Koçan-Shkup, i cili niset çdo ditë nga kryeqyteti pasdite dhe nga Koçani herët në mëngjes, përkohësisht nuk qarkullon.

Menjëherë pas ndërprerjes së përkohshme të këtij treni udhëtarësh, kah fundi i majit të këtij viti, ndaloi qarkullimin edhe treni i udhëtarëve në relacionin Shkup-Kërçovë-Shkup, i cili nga Shkupi niset çdo pasdite, ndërsa nga Kërçova niset në mëngjes.

Qytetarët me komentet e tyre në rrjetet sociale shprehim mos kënaqësinë për shkak të mos qarkullimit të trenave që janë të shënuar në orarin aktual të Hekurudhave të RMV-Transporti, ndërsa këto ditë publikojnë fotografi nga Stacioni hekurudhor në Kërçovë, ku udhëtarët informohen se treni ndërmjet Shkupit dhe Kërçovës nuk do të qarkullojë.

Përgjigje për këtë temë kërkuam nga Hekurudhat e RMV-Transporti dhe i pyetëm ata se deri kur nuk do të qarkullojnë trenat për në Kërçovë, Koçan dhe Prishtinë dhe cilat janë arsyet për të cilat trafiku i rregullt hekurudhor i udhëtarëve që është i paraparë me orarin aktual nuk zhvillohet . “Meta.mk” nuk pranoi përgjigje për pyetjet e bëra.

Pyetje identike i parashtruam edhe Ministrisë për transport dhe lidhje, prej ku morëm përgjigje se pyetjeve që kanë të bëjnë me trenat dhe orarin duhet t’iu përgjigjen nga Hekurudhat e RMV-Transporti.

Nga Ministria e transportit dhe lidhjeve, për “Meta.mk”, thonë se shteti nëpërmjet buxhetit i jep mbështetje financiare kësaj kompanie hekurudhore për të mbuluar shpenzimet në trafikun e udhëtarëve.

” për vitin 2021 janë planifikuar 380 milionë denarë, ndërsa deri tani janë paguar 201 milionë denarë”, shpjegojnë nga Ministria e transportit dhe lidhjeve.

Trafiku hekurudhor i udhëtarëve në vend është në rënie të vazhdueshme nga viti në vit, me ulje të numrit të trenave, por edhe të numrit të udhëtarëve që përdorin këtë transport. Ndryshe nga vendi ynë, Bashkimi Evropian e shpalli vitin 2021 si Vitin evropian të hekurudhave, në mënyrë që të stimulojë qytetarët ta përdorin këtë mjet transporti.

Përveç faktit se treni është transporti më i lirë dhe siguron komoditetin më të madh kur udhëtoni, trafiku hekurudhor është deri tani më pak ndotësi me emetimet e dëmshme të ajrit, por edhe emetuesi më i vogël i gazrave serrë, krahasuar me transportin rrugor, transportin ajror dhe transportin me anije.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button