fbpx

Messi tremb Barçën, nuk del në stërvitje

Te Barcelona ka një çështje Messi. Edhe pse rinovimi i kontratës së yllit argjentinas është thjeshtë një formalitet për momentin e bardha mbi zezë nuk po vjen dhe 6-herë fituesi i Topit të Artë mund të jetë mungesa e madhe e Barçës në javët e para të kampionatit, transmeton SS. Duke iu referuar raportimeve të gazetës madrilene AS Lionel Messi nuk do të jetë në Barcelonë këtë të hënë për të nisur seancat stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës por do të vazhdojë pushimet deri në momentin që do të firmosë kontratën e re me klubin blaugrana.

Në ditët e kaluara u bë me dije nga mediat se ekzistonte hipoteza që Messi t’iu bashkohej shokëve të skuadrës në stërvitje edhe pa firmosur kontratën e re për të kapur shpejt formën fizike në mënyrë që të ishte gati për fillimin e sezonit të ri të La Ligas, duke shfrytëzuar një pakt privat mes tij mes tij dhe presidentit të Barçës Joan Laporta, por kjo mundësi është hedhur poshtë nga vetë klubi katalanas.

Aktualisht Messi ndodhet me pushime në Ibiza me familjen e tij . Qëllimi i Barcelonës është të mbyllë çështjen e rinovimit të kontratës me 34-vjeçarin amerikano-jugor brenda datës 13 gusht kur do të nisë zyrtarisht sezoni i ri i La Ligas në mënyrë që Lionel Messi të jetë në fushë në datën 15 gusht në debutimin sezonal të Barcelonës përballë Real Sociedad, ndeshje të cilën skuadra e Ronald Koeman do ta luajë në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button