Për 1.6 milionë euro më pak është shitur toka te Liqeni Treska, alarmojnë nga VMRO-DPMNE

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka alarmuar se gjatë shitjes së parcelës në afërsi të Liqenit Treska në Saraj, parcelat janë shitur për 1.7 milionë euro më pak, për çka është paguar tatim 51 mijë euro më pak, transmeton Portalb.mk.

“Sipas vlerësuesve të Qytetit të Shkupit, vlera e atij metri është 20 euro, ndërsa është shitur për një euro, sipas asaj vlera reale për gjithë vendin e shitur është 1.700.000 euro më pak”, deklaroi Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.

Opozita theksoi se bëhet fjale për 141 parcela me një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 85 310 metra katror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button