Shumica e zjarreve në Turqi janë “nën kontroll”

Mbi 100 vatra të zjarrit në Turqi janë vënë nën kontroll, thanë të dielën zyrtarët, raporton REL. Ministri për Pyje dhe Agrikulturë, Bekir Pakdemirli, ka shkruar në Twitter se pesë vatra zjarri janë ende aktive në destinacionet turistike Antali dhe Mugla, derisa 107 vatra të tjera zjarri janë “nën kontroll”.

Zjarret në Antali janë aktive në qarqet Manavgat dhe Gundogmus. Ndërkaq, në Mugla, zjarre ka në Marmara, Koycegiz dhe Milas.

Policia ka përdorur topa uji – që zakonisht përdoren për të shpërndarë njerëzit gjatë protestave – për të ndihmuar helikopterët dhe zjarrfikësit në Mugla për të shuar zjarret.

Turistët u evakuuan të shtunën nga shumë hotele në qarkun Bodrum të Muglas, teksa zjarret u përhapën në pyjet përreth. Ministri Pakdemirli tha se zjarret në Bodrum janë vënë nën kontroll.

Nga zjarret në Turqi, që nisën të mërkurën, kanë vdekur gjashtë persona.

Jugu i Evropës po përballet me temperatura të larta që ka çuar në shpërthimin e zjarreve edhe në Itali dhe Greqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button