Prizreni e kujton aktorin Luran Ahmeti

Në aktivitetet Panairi i Librit, edicioni i trembëdhjetë në Prizren, më 31 korrik 2011, u mbajt një takim letrar e artistik të emërtuar PRIZRENI E KUJTON AKTORIN LURAN AHMETI, që u mbajt pikërisht në ditëlindjen e Luranit. 

Në këtë aktivitet për dramatrurgjinë dhe për teatrin shqiptar foli dramaturgu Haqif Mulliqi, i cili tha se duke marrë parasysh rrethanat politike në të cilat kanë jetuar shqiptarët në shekullin e njëzet, dramaturgjia jonë ka qenë e suksesshme në plotkuptimin e fjalës.  Këtë pohim prof. dr.  Haqif Mulliqi e ilustroi me shumë emra të dramaturgëve tonë.

Suksesi i  pakontestueshëm  i Luranit  u arrit në shumë filma dhe seriale turke dhe në filma të tjerë, duke afirmuar në këtë mënyrë talentin e tij, por edhe potencialet krijuese të aktorëve shqiptarë. Lurani, tha Osman Goranci, ka qenë shumë i lidhur me familjen: me nënën, babain, motrën, bashkëshorten dhe të bijën e vogël, Arbën. Shumë çaste të fëmijërisë së tij, Lurani  i ka kaluar në Prizren, shtoi O. Goranci, te gjyshi, gjyshja, dajët dhe te tezja e tij, në Prizrenin që aq shumë e donte, prandaj si aktor i njohur të cilit fatkeqësisht iu ndërpre jeta në kulmin e karrierës së tij ia kemi borxh që ta mbajmë në mend përgjithmonë. Prandaj, Prizreni e nderon Luranin edhe si artist të madh, por edhe si figurë të madhe e tetarit dhe filmit biografia e të cilit lidhet pashmangshëm edhe me Prizrenin, kryeqytetin shpirtëror dhe historik të popullit shqiptar. Prizreni , tha Osman Goranci, kurrë nuk do ta harrojë Luranin, këtë artist që u lind dhe u rrit në një familje intelektuale, ku i ati Xhabir Ahmeti dhe e motra Lindita Ahmeti janë krijues letrarë, ndërsa bashkëshortja është kostumlografe dhe skenografe.

Në fund motra e Luranit Lindita Ahmeti recitoi dy poezi kushtuar të vëllait Luranit – Letër vëllait dhe Elegji për vëllain.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button