Javën e ardhshme do të fillojë sezoni i ri në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, derbi shqiptar më 12 nëntor

Duke filluar prej orës 17:30, më 8 gusht do të zhvillohen ndeshjet e para të Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Kampioni aktual, Shkëndija e Tetovës do të përballet me Tikveshin, ndërsa nënkampioni Shkupi do të luajë kundër Bregallnicës. Struga Trim&Lum do të jetë mysafir i Akademija Pandemiv, kurse Renova do të pret Shkupin. Në kuadër të javës së parë do të zhvillohen edhe dy ndeshje: Rabotnicki – Borec dhe Makedonija-Pelister.

Në javën e gjashtë do të zhvillohet derbi shqiptar ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit, ndeshje e cila planifikohet të fillojë në ora 16:00 më 12 nëntor.

Më 23 korrik në Këshillin Drejtues u miratuan propozimet për kalendarin e Ligës, ku janë të caktuar edhe gjyqtarët dhe delegatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button