RMV, qytetarët deri më 6 gusht mund të aplikojnë për pozitën e trajnuesit për zgjedhjet që do të mbahen në tetor

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri më 6 gusht mund të aplikojnë për 45 pozita të planifikuara për rolin e trajnuesit në Zgjedhjet Lokale që pritet të mbahen në muajin tetor të këtij vitit, transmeton Portalb.mk.

Kandidatët e përzgjedhur do të ndjekin “Trajnimin e trajnuesve” që do të zgjat 5 ditë, ndërsa pastaj do të ndjekin mentorimin nga Sektori i edukimit të KSHZ-së, për të cilët do të ndaj certifikatë nëse e kalojnë me sukses.

“Kandidatët e certifikuar do të kenë për detyrë që të mbajnë trajnime/sesione për edukim të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillave Zgjedhorë sipas nevojave të përcaktuara dhe programit të miratuar të KSHZ-së, në pajtim me kalendarin e afateve për organizimin e aktiviteteve zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2021”, sqarojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Këta janë kushtet për kandidatët: Të jenë shtetas të RMV-së, të kenë arsim të lartë, përvojë të realizuar në organizim të organizatave qytetare ose administratë publike në lëmin e sistemit juridik e politik dhe përvojë të mëparshme në procesin zgjedhor, si një përparësi në përzgjedhje.

“Kandidatët e interesuar, fletëparaqitjet e tyre (CV-në dhe dëshmitë e nevojshme) t’i dorëzojnë më së voni deri më 6 gusht, ora 14:00 në adresën bul.Shën Kirili dhe Metodi nr.54, 1000 Shkup. Fletëparaqitjet dorëzohen personalisht deri te arkivi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ose me postë”, sqarojnë nga Komisioni.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se është e konfirmuar që data për mbajtjen e zgjedhjeve mbetet e njëjtë, përkatësisht më 17 tetor, edhe përkrah dilemave që regjistrimi përkon me fushatën e zgjedhjeve lokale. Ai vlerëson se është e mundur që regjistrimi të përfundojë edhe më herët nga afati i fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button