U kapën 80 kilogram marihunë në vlerë prej 250 mijë eurove në Maqedoninë e Veriut, për çka u arrestuan dy persona

Në rrugën Strugë – Ohër janë kapur 80 kilogram marihuanë e cila vlerësohet rreth 250 mijë euro ndërkohë ishte pjesë e transportit ndërkombëtar, transmeton Portalb.mk.

Aksioni policor i Stacionit Policore për mbikëqyrje kufitarë “Liqeni i Ohrit” në koordinimi me Prokurorinë Themelore Publike në Strugë ishte realizuar në orët e mbrëmjes në rrugën rajonale Strugë – Ohër, në afërsi të Strugës.

“Në bregun e liqenit, u arrestuan dy persona, në afërsi të të cilëve u gjetën katër thasë me marihuanë në masë rreth 80 kilogram, në vlerë rreth 250 mijë euro”, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar padi penale në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal për prodhim dhe tregti të lëndëve narkotike në mënyrë të paautorizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button