Studentët në Maqedoninë e Veriut prej sot mund të aplikojnë për të marrë në muaj 2400 denarë mbështetje financiare për ushqim

Studentët shtetas të Maqedonisë së Veriut, që nuk kanë marrëdhënie të rregullt pune, nuk janë të regjistruar si bujq individual dhe të mos kenë të ardhura mujore më të mëdha se rroga minimale, mund të aplikojnë për mbështetje financiare prej 2400 denarë, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi që prej sot deri më 31 gusht mund të aplikohet, e drejtë që i mundëson studentëve të fitojnë nga 2400 denarë në muaj gjatë 9 muajve. Këto mjetë mund të shfrytëzohen për ushqim.

Studentët mund të aplikojnë KËTU, ku duhet të paraqesin Fletëparaqitjen e plotësuar dhe Deklaratën e plotësuar.

“Afati i aplikimit për vitin  vijues është prej më datë 1 deri më 31 gusht 2021. Për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2021/2022 dhe të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin veror, afati  për aplikim është prej më 1 deri më 31 tetor 2021”, sqarojnë nga Ministria, duke sqaruar që planifikohet mbështetje për 40 mijë studentë, në vlerë të përgjithshme prej 15 milionë euro në vit.

Ndryshe, në universitetet e Maqedonisë së Veriut gjatë këtij viti akademik janë të regjistruar gjithsej 50 881 studentë, prej të cilëve 12 365 në vitin e parë, derisa si të rregullt në të gjitha universitetet janë të regjistruar 45 981 studentë.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button