Nga kampet ISIS mbërrijnë në Shqipëri 5 gra e 14 fëmijë, kryeministri Rama e vlerësoi si operacion i vështirë

Pesë gra dhe 14 fëmijë shqiptarë arritën të shpëtonin nga kampet e ferrit në Siri. Sot në orën 08:00 të mëngjesit avioni i zbriti në aeroportin “Nënë Tereza”, raporton OraNews.

Personat e riatdhesuar sot kanë qenë më parë në kampin Al Hol. Pasi janë lokalizuar atje, është bërë identifikimi dhe takimi dhe më pas transfermi në kampin Roxh (Roj) të Sirisë nga ku është bërë dhe riatdhesimi drejt Shqipërisë.

“U përmbyll një operacion i jashtëzakonshëm që na jep mundësinë të çojmë drejt shtëpive 19 bashkëatdhetarë nga kampet e ferrit në Siri. Këtë herë 5 gra e 14 fëmijë të cilët mundëm ti shkëpusnim pas një përpjekje të gjatë dhe operacioni të ndërlikuar me shumë vështirësi e jo pak rreziqe” tha kryeministri Edi Rama në konferencë për median me të zbritur avioni në pistë paraditen e 1 gushtit 2021.

Një strukturë e posaçme e kombinuar mes policisë së shtetit dhe të mirëqënies sociale do të kujdeset për ta. Një strukturë enkas është përgatitur në Durrës ku do të bëhen ekzaminimet mjekësore dhe psikologjike. Do të kenë gjithashtu një periudhë e shkurtër ekzaminimi.

Një pjesë e tyre kanë familjarë e adresa në Shqipëri e do të çohen nëpër shtëpi, ose do të qëndrojnë në struktura të posaçme.

“Bëhet fjalë për gra e fëmijë, e bën të lehtë këtë punë nga pikëpamja e sigurisë ndërsa nga pikëpamja shoqërore kërkon kujdesin e vet, por ne jemi përgatitur siç kemi bërë më parë”, tha Rama.

Po me bashkëshortët e zonjave të riatdhesuara çfarë ndodh?

“Jemi duke punuar në atë drejtim. Disa nga personat e identifikuar ndodhen në burg në zonën e Sirisë verilindore. Një pjesë janë larguar dhe fshehur në terren. Një pjesë kan humbur jetën gjatë luftimeve.”  tha Rama.

Operacioni për kthimin e tyre është kryer në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe libaneze.Rama falënderoi për operacionin gjeneralin Abass Ibrahimc dhe konsullin shqiptar në Liban.

Të tjerë në Siri

Operacione të tjera pritet të zhvillohen në kampet Al Hol të Sirisë për të shpëtuar shqiptarët e mbetur të cilët duket se janë ‘pengje”

“Pjesa më e madhe janë në Al Hol. Nuk janë aspak bashkëpunues dhe i fshihen strukturave të sigurisë në momentin që ata hyjnë në kamp për ti ndihmuar që ata të kthehen në vendin e tyre” tha kreu i antiterrorit Gledis Nano.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button