Alternativa reagim: Mali Sharr është shndërruar në deponi

Partia opozitare Alternativa ka reaguar në lidhje me mbeturinat e grumbulluara rreth kontenjerëve në hyrje të Kodrës së Diellit. Në reagimin e kësaj partie thuhet se, përkundër asaj që Mali Shar u shpall park nacional, nuk mirëmbahet, transmeton Portalb.mk.

“Edhe pse Mali Sharr, ku bën pjesë edhe Kodra e Diellit, u shpall park nacional për shkak të ruajtjes së florës dhe faunës, i njëjti aspak nuk mirëmbahet.

“AlternAtivA – Dega Tetovë kërkon nga organet kompetente, në këtë rast nga NKP “Tetova” që urgjentisht t’i pastrojë kontenierët e vendosur në hyrje të bukuroshes së Sharrit – Kodrës së Diellit, pasi ata janë shëndërruar në mini-deponi që e shëmton parkun nacional njëjtë sikur qytetin rrëzë Sharrit – Tetovën, i cili në këto ditë të nxehta verore digjet për ujë dhe ngulfatet nga papastërtia për shkak të keqmenaxhimit me këtë ndërmarrje publike komunale”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Kujtojmë se Komuna e Tetovës vazhdimisht përballet me problemin e mbeturinave dhe deponive ilegale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button