Zaev nuk beson se Ligji për autostradat do të bie në Kushtetuese: Modeli është i njëjtë si në Kroaci, Serbi, Shqipëri

Kryeministri Zoran Zaev nuk beson se Ligji për ndërtimin e autostradave, përkatësisht korridoreve 8 dhe 10 D do të bie në Gjykatën Kushtetuese, sepse thotë se bëhet fjalë për modele të njëjta siç ka edhe në vendet nga rajoni të cilat e kanë kushtetutën e njëjtë si e jona, transmeton Portalb.mk.

“Nëse Gjykata Kushtetuese vendosë se diçka këtu është jokushtetuese dhe joligjore, ne do ta respektojmë. Por, sinqerisht besoj se modelet që veç më janë zhvilluar në Kroaci, Serbi, Shqipëri dhe Kosovë janë modele të njëjta si të tonat, kushtetutat i kemi të njëjta, kështu që besoj se kushtetueshmëria është e garantuar. Por, të mos paragjykoj, të shohim si do të vendosë Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Zaev.

Këtë ligj deputetët e votuan me procedurë të shkurtuar dhe ai paraqet realizim të memorandumit që Qeveria e nënshkroi me kompaninë “Bechet & Enka”, si investitor strategjik për ndërtim të seksioneve të autostradave Tetovë – Gostivar – Bukojcani, Strugë – Qafë Thanë dhe Prilep – Manastir.

Zaev pretendon se në këtë mënyrë koha dhe projektimi i ndërtimit të autostradave do të shkurtohet për 50 përqind,

“Gjykata Kushteteuse është përfundimtare, nëse ligji bie, atëherë do të shkojmë me procedurat që nënkuptojnë dy alternativa. Njëra është procedua tradicionale që ka shteti, ndërsa kjo do të thotë projektim tre – katër vite, më pas zgjedhje të kontraktuesit, mbikëqyrje dhe ngjashëm. Atëherë do të humbin shumë kohë. Ligji për korridorin 8 dhe 10 me të cilin i rekomandohet Qeverisë, përmes resoreve kompetente, të gjejë zgjidhje në mënyrë kompetetive dhe konkuruese, përmes çmimeve konkuruese, në mënyrë direkte me involvimin e palëve të treta, ndërsa me qëllim final të shlurtohen këto afate. Përkatësisht të kemi projektim në fazën e parë dhe menjëherë realizim, ndërsa derisa zbatohen faza e parë, projektimi të vazhdojë në fazën e dytë, të tretë dhe të katërt, që e shkurton më së paku për 50 përqind kohën për projektim dhe realizim”, tha Zaev.

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsioni  i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese iniciativë për vlerësim të kushtetueshmërisë së Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjike për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 të Infrastrukturës (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojcani dhe projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10 D (pjesa e autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me propozim të veçantë për nxjerrjen e masës kohore të zbatimit të tij, derisa gjykata nuk deklarohet.

Për këtë ligj, nga Antikorrupsioni, pas kontrollit të kryer, vlerësuan se është me rrezik të lartë për korrupsion dhe konflikt të interesave dhe në thelb e suspendon sistemin juridik në shtet, duke përjashtuar zbatimin e ligjeve të tjera në tërësi apo pjesërisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button