fbpx

Vazhdon ndërhyrja ajrore dhe tokësore ndaj zjarreve në pyjet në Manavgat dhe Akseki

Në zonat Manavgat dhe Akseki të qytetit Antalya vazhdon ndërhyrja ajrore dhe tokësore ndaj zjarreve pyjore, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarret pyjore, të cilat filluan më 28 korrik në katër pika të ndryshme në Manavgat dhe në Akseki, vazhdojnë edhe në zonën Kepezbeleni.

Zjarret të cilat po shuhen me vështirësi për shkak të efektit të erës, kërcënojnë vendbanimet në vend. Avioni, i cili pushoi me punë në mbrëmje, filloi të ndërhyjë përsëri në mëngjes.

Qytetarët gjithashtu mbështesin përpjekjet e shuarjes së zjarreve me mundësitë e tyre. Zjarrfikësit që vijnë nga provinca të ndryshme të Turqisë vazhduan përpjekjet e tyre gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët sa më shpejt të jetë e mundur.

Guvernatori i Qarkut Akseki, Volkan Hüldür, për AA tha se po bëjnë përpjekje intensive për të parandaluar përhapjen e zjarreve të rrethit në vendbanime të tjera.

Duke theksuar se zjarri në zonën Kepezbeleni paraqet gjithashtu rrezik për rrethet Kepez, Hocaköy dhe Güneykaya, Hüldü tha se, “Në zjarrin në Kepezbeleni, 60 nga 71 shtëpitë u dogjën plotësisht. Zjarri po përhapet në zonat pyjore. Ndërhyrjet ajrore dhe tokësore po vazhdojnë për të parandaluar që ai të arrijë në zonat e banuara. Kushtet e motit e bëjnë të vështirë kontrollin, megjithatë ekipet po punojnë me zell”.

Ai theksoi se puna vazhdoi gjatë gjithë natës dhe se qytetarët mbështetën ekipet.

“Ekipet tona i dërgojnë qytetarët e moshuar dhe me aftësi të kufizuara nga lagjet që paraqesin rreziqe në një zonë më të sigurt. Paralajmërimet e nevojshme u jepen edhe banorëve të lagjes. Në një rast të mundshëm, qytetarët janë gati të evakuojnë lagjen për një kohë të shkurtër”, tha Hüldü.

Hüldür tha se edhe në rajonin Gülendağı vazhdon zjarri.

Gjithashtu edhe kryebashkiaku i Manavgatit, Şükrü Sözen, tha se zjarri ende vazhdon në disa lagje.

“Zjarri është duke vazhduar në lagjet Dolbazlar, Gebece dhe Ahmetler, këto zona janë evakuuar. Ka edhe lagje të reja që janë evakuuar”, tha Sözen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button