Zaev për “Ballkanin e Hapur”: Derisa BE nuk e përmbush atë që e ka premtuar, ne duhet të punojmë

Derisa Evropa mendohet kur ta realizojë atë që e ka premtuar, ne nuk mund të presim, duhet të punojmë, duhet të avancojmë jetën. Ne duhet çdo atom të energjisë, çdo potencial të vendit tonë ta shfrytëzojmë, ndërsa ajo shumëzohet me avancimin e bashkëpunimit me të gjithë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, transmeton Portab.mk.

“Mua më vjen mire që Serbia dhe Shqipëria fokusohen njëjtë sikur edhe ne, ne jemi të vendosur në mënyrë qendrore mes këtyre dy vendeve, jemi të hapur ndaj Kosovës dhe ndaj Malit të Zi, Greqisë, Bullgarisë. Pse nëse mund të mos presim në kufi, të mos e bëjmë atë. Pse nëse mund t’i trajtojmë kapacitetet për luftë kundër zjarreve në verë, tërmeteve, vërshimeve dhe çfarë do katastrofe tjetër të mos e bëjmë atë. Pse nëse mund të zgjedhim në rajon ku të punojmë apo kush do të vijë për punë të mos e bëjmë atë. Pse të mos na rriten pagat, standardi dhe ngjashëm. Në fund të gjithë e dëshirojmë procesin përmes kapitujve apo klasterë për evropianizim të vendit tonë, por gjithë atë që mund ta bëjmë vetë duhet ta bjëmë vetë derisa Evropa me të vërtetë nuk vendosë të vazhdojë me procesin e eurointegrimeve”, deklaroi Zaev duke iu përgjigjur gazetarëve për pritjet nga iniciative “Ballkani i Hapur”.

Të enjten në Shkup u mbajt konferenca rajonale për iniciativën “Ballkani i Hapur” i cili paraprakisht quhej “Mini Shengen”, në të cilën morën pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama dhe presidenti serb, AleksandarVuçiq. Kësaj iniciative tani për tani nuk i janë bashkangjitur tre shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button