Filipçe: Varësisht prej gjendjes momentale do të bisedojmë për masa restriktive eventuale

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se është e dukshme se do të vazhdojë trendi i paraqitjes së mutacioneve të reja të korona virusit dhe se lloji delta nuk do të jetë i fundit nga virusi. Ai tha se është e mundur përkeqësim i gjendjes epidemiologjike në shtet, transmeton Portalb.mk.

“Varësisht prej gjendjes momentale do të flasim për masa restriktive eventuale. Fillimisht, për ato që nuk janë të vaksinuar, sepse nuk ka nevojë të vendosim rrezik shtesë për njerëzit të cilët janë vaksinuar duke e ditur se ajo është e vetmja mënyrë për të funksionuar normal dhe ta kthejmë jetën prapa/ tani, është e dukshme se kriza vazhdon. Mund të zgjasë edhe në vitet e ardhshme. Kështu që, i vendosim theks vaksinimit që vazhdon”, tha Filipçe nga Gjevgjelia.

Ai tha se është i vetëdijshëm për rritjes e numrave në periudhën e kaluar, por tha se ajo që ështe e rëndësishme që nuk ka presion ndaj spitaleve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button