Mandatari për kryeministër bullgar: Nuk do t’i privojmë vëllezërit tanë në mënyrë të dhunshme nga ardhmëria evropiane

Kandidati për kryeministër të Bullgarisë, Pllamen Nikollov nga partia “Ka popull të tillë”, paralajmëroi se Qeveria e tij, nëse e merr mbështetjen e Kuvendit, nuk do t’i privojë “dhunshëm” vëllezërit e tyre nga Maqedonia e Veriut nga mundësia për ardhmëri evropiane, edhe pse do të kujdeset për interesat nacionale bullgare, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se, me siguri nuk do të zhvillojmë politikë të konfrontimit gjatë një programi në Televizionin Nacional Bullgar.

Në pyetjen nëse do të mbetet pozicioni i deritanishëm bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut apo do të përpiqet të arrijë kompromis, ai u përgjigj me ton të matur, që mund të jetë sinjal për ndryshim të qasjes së deritanishme nga Sofja zyrtare.

Në asnjë rast nuk do t’iu bëjmë presion vëllezërve tanë dhe t’i privojmë nga mundësia për ardhmërinë e tyre evropiane në ndonjë mënyrë të dhunshme apo mënyrë që zbatohet nga shtete të tjera ballkanike. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të mbrojmë interesin tonë nacional. Se si saktë do ta bëjmë atë, ndoshta me revizion të Marrëveshjes apo me rishikimi e saj. Por, ai është një moment për të cilin komisioni i punëve të jashtme të partisë “Ka popull të tillë” duhet të mblidhet, të ndërmerr qëndrim adekuat dhe nëse vijmë në mundësi të qeverisim dhe qeveria e re i merr funksionet, do të shohim çfarë duhet të bëhet me atë linjë të politikës së jashtme”, tha Nikollov.

Nominimi i mbrëmshëm i Nikollovit për kryeministër të Bullgarisë nga partia “Ka popull të tillë”, ishte befasi për partitë politike bullgare, të cilat dolën me komente të përmbajtura se ka biografi të mirë, por nuk është i njohur për ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button