fbpx

Numri i rasteve me COVID-19 në Olimpiadën e Tokios rritet në 241

Gjithsej 241 persona të akredituar në Lojërat Olimpike Tokio 2020 kanë kontraktuar koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti organizativ konfirmoi se 21 persona të tjerë, përfshirë stafin dhe zyrtarët, u testuan pozitiv ndaj virusit COVID-19, me çka numri i përgjithshëm ka arritur në 241.

Komiteti theksoi se gjatë ditës së kaluar asnjë nga atletët që garojnë nuk është infektuar me COVID-19.

Të prolonguara nga viti i kaluar për shkak të pandemisë COVID-19, Lojërat Olimpike Tokio 2020 shpresonin të zhvillohen me pjesëmarrjen e spektatorëve japonezë, por gara po zhvillohet me vende të zbrazëta për publikun për shkak të rritjes së rasteve të virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button