“Mollëkuqja” pas takimit të liderëve në Shkup: Gratë ende i shihni si shërbetore

Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” reagoi në faqen e tyre në facebook pas takimit të liderëve Zaev, Rama dhe Vuçiq, nga kjo organizatë thanë se qëllimi i këtij takimi nuk mund të jetë “zhvillimi i rajonit” përderisa gjysmën e rajonit e trajtoni si shërbëtore tuajën, transmeton Portalb.mk.

Mollëkuqja është tejet e shqetësuar me fotografinë e takimit të fundit mes liderëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Gratë në rajon dhe jo vetëm, e kanë dëshmuar në disa raste se janë shumë më shumë se sa shërbyese të burrave për shkak se ata janë të ulur në pozitat që ua ka dhuruar mendësia patriarkale”, thanë nga Mollëkuqja.

Sipas Mollëkuqes, fotografia më poshtë pasqyron gjendjen aktuale të grave në rajon dhe se si këto gra, shihen në sytë e politikanëve tanë.

“I rikujtojmë liderëve Zaev, Rama dhe Vuçiç se nuk mund qëllimi juaj të jetë “zhvillimi i rajonit” përderisa gjysmën e rajonit e trajtoni si shërbëtore tuajën”, theksuan nga Mollëkuqja.

““Mollëkuqja” vazhdimisht ka alarmuar për nevojën e përfshirjes të grave në politikë dhe ndarjes së pozitave menaxhuse (ekzekutive), grave. Për më shumë, shtetet me nivelin më të ulët të korrupsionit, njëherit dhe ndër më të zhvilluarat, udhëhiqen nga gra”, theksuan nga kjo organizatë.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button