Ambasadorja kërkoi nga Basha ta largonte Berishën nga PD-ja, ky është reagimi i tij

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila sot i kërkoi Lulzim Bashës prerë që të distancohet nga Sali Berisha duke e larguar nga grupi parlamentar i PD-së për legjislaturën e re të parlamentit që do të nisë në shtator, raporton ABC.

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë Partisë Demokratike i njohu meritën për rrëzimin e komunizmit. Dhe me një shprehje simbol të regjimit se “bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim”, i kërkoi drejtpërdrejtë demokratëve të mos sakrifikojnë forcën e tyre politike por të largojnë Sali Berishën.

Por ish-kryeministri këtë shprehje të përdorur nga ambasadorja amerikane e cilësoi fyese për demokratët dhe të gjithë shqiptarët duke i thënë diplomates se gaboi rëndë.

“Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve. Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe” shkruan Berisha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button