RMV, përkundër rritjes së qarkullimit dhe prodhimit industrial, numri i të punësuarve vazhdoi të ulet

Në Maqedoninë e Veriut vazhdoi të ulet numri i të punësuarve në industri, përkundër se në këtë periudhë industria ka shënuar rritje të prodhimit, ndërsa tregtia rritje të qarkullimit, transmeton Portalb.mk.

Enti Shtetëror i Statistikave në vend sqaroi që në muajin qershor kemi rritje të prodhimit industrial për 9.5 % në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, derisa numri i të punësuarve ka shënuar ulje për 0.7%. Ulje më së shumti është vërejtur në sektorin miniera dhe gurorë (7.2%).

Qarkullimi i tregtisë me pakicë, gjatë muajit qershor 2021 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2020, tregon rritje në grupe/klasa: Tregtia me pakicë me prodhime ushqimore, pije dhe duhan (5.5 %), Tregtia me pakicë e produkteve joushqimore, përveç karburanteve (10.2 %), Tregtia me pakicë, përveç tregtisë së karburanteve (7.9 %) dhe Tregtia me pakicë e karburanteve automobilistike (30.7 %).

Ndryshe, prodhimi industrial në periudhën janar – qershor 2021, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është rritur për 6.6%, ndërkohë në këtë periudhë numri i të punësuarve për 2.4% është ulur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button