Viruset e rrezikshme të paraqitura si helme të prodhuara nga kompanitë farmaceutike

Koronavirusi nuk është një helm, siç pretendohet në postim. OBSH kumtoi se koronavirusi i ri u identifikua nga autoritetet kineze më 7 janar 2020. Pretendimi se sëmundjet autoimune fitohen nga vaksinat gjithashtu është i pavërtetë. Reaksionet autoimune janë rezultat i Kovid-19, jo i vaksinës. Nuk është e vërtetë edhe se gripi spanjoll, ebola, HIV, koronavirusi, HPV, gripi i derrit dhe gripi i shpendëve janë cirki krijuar nga kompanitë farmaceutike. Këto sëmundje dhe viruse ekzistojnë. Gripi spanjoll shkaktohet nga virusi H1N1. Edhe pse nuk dihet se nga buron, në vitet 1918-1919 ai u përhap në mbarë botën, raportoi Vërtetmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook, në të cilin thuhet se fjalët „virus“ dhe „infeksion“ janë shpikur që të krijohet frikë tek jobesimtarët.

Ekziston vetëm fjala helm. Njerëzit po helmohen nga të gjitha anët e mundshme, ushqimi është i helmuar, uji është i helmuar, ajri është i helmuar. Gjithmonë i kanë helmuar njerëzit me një helm më të lehtë, që pastaj t’u shesin një helm më të fortë në një shishe, të quajtur vaksinë. Të gjitha alergjitë, sëmundjet “autoimune” fitohen nga helmimi i trupit me të ashtuquajturat vaksina. Kompanitë farmaceutike janë armiku më i madh i një organizmi të shëndetshëm. Të gjithë miliarderët në botë janë bosa të kompanive farmaceutike ose kanë aksione në to. Situatat e trillluara si: gripi spanjoll, ebola, HIV, virusi korona, virusi HPV, gripi i derrit, gripi i shpendëve – janë një cirk i krijuar nga këto kompani farmaceutike. Pra,në ajër nuk ka kurrëfarë virusi, nuk ka infeksion, por ka helm dhe organizmat me imunitet të dobët nuk mund ta përballojnë atë, thuhet në postim.

Mënyra e margjinalizimit të pandemisë globale të Kovid-19, duke e mohuar ekzistencën e vetë koronavirusit, nuk është një floskul e re e teoricientëve të konspiracionit.

Por, koronavirusi nuk është helm, por një virus i vërtetë. OBSH thekson se koronavirusi i ri është identifikuar nga autoritetet kineze më 7 janar të vitit 2020.

Bëhet fjalë për një grup të madh të viruseve që shkaktojnë sëmundje që kanë simptoma si të ftohjes së thjeshtë, por që mund të jenë edhe më të rënda. Ky lloj nuk është gjetur më parë tek njerëzit, ndërsa virusi i ri u quajt virusi Kovid-19,  shkruan në faqen zyrtare të OBSH-së.

Në një kumtesë tjetër, OBSH tregon se klasteri fillimisht është raportuar në 31 dhjetor të vitit 2019, kur është informuar edhe zyra rajonale e OBSH-së në Kinë. Autoritetet Kineze kanë identifikuar një lloj të ri të koronavirusit që është izoluar më 7 janar. Janë kryer analiza laboratorike të të gjitha rasteve të dyshuara me qasje retrospektive për gjetjen aktive të tyre. Patogjenë të tjerë respirator, si influenca, adenoviruset, janë  eliminuar si shkaktarë të mundshëm!

Që ditën e izolimit, ky virus ka qenë bazë për krijimin e vaksinës kundër tij nga më shumë prodhues. Në botën e shkencës nuk ka dyshim se bëhet fjalë për virus. Me pretendimin në postim jepet një kahje e gabuar se dikush po i helmon qytetarët. Kjo nuk ka logjikë, sepse laboratorët në mbarë botën po zbulojnë për çdo ditë lloje të reja të koronavirusit, që nuk do ishte e mundur nëse nuk do të ekzistonte një virus fillestar. Në ASHAM deri në muajin janar janë zbuluar mbi 20 lloje të koronavirusit.

Kovid-19, sëmundjet autoimune, vaksinat

I pavërtetë është pretendimi se sëmundjet autoimune fitohen nga vaksinat.

Profesori Dragan Danillovski, profesor në Fakultetin e mjekësisë dhe ish ministër i shëndetësisë, për „Vërtetmatësin“  tashmë ka folur në këtë temë, por në atë kohë teoriticientët e konspiracionit thonin se helmi shkakton reaksione autoimune, ndërsa tani thonë që këtë e bën vaksina. Disa muaj më parë Profesori Danillovski sqaroi:

Si përgjigje e pretendimeve tendencioze se „diçka po e helmon gjakun e të infektuarve me Kovid-19“, po ju ofroj lexuesve linqe të tre studimeve në të cilat sqarohet se rezultat i çfarë është ai „helmim“.

  1. Në revistën „Clinical Rheumatology“, në 21 janar të vitit 2021 është botuar një punim shkencor „Antitrupat antifosfolipide dhe komplekset imunologjike tek pacientët me Kovid-19: roli i supozuar gjatë sëmundjes për antitrupat antianeksin V” në të cilin reaksionet inflamatore dhe gjendje hiperkoagulabile tek Kovid-19 lidhen me krijimin e disa antitrupave autoimune të caktuara. (linkpër punimin)
  2. Punimi i dytë me titull „Autoantitrupat protrombotike në serumin e pacientëve me Kovid-19” i publikuar në revistën „Science Translational Medicine“ në 18 nëntor të vitit 2020 (linkpër punimin) , paraqet një shqyrtim të këtij hulumtimi të publikuar në JAMA në 2 shkurt të këtij viti. (linkpër punimin)
  3. Punimi i tretë me titull„Anemia hemolitike autoimune si pasojë e infeksionit me Kovid-19“ i publikuar në revistën „British Journal of Haematology“ në 27 mај të vitit 2020. (linkpër punimin)

Këto janë vetëm një pjesë e studimeve të shumta të publikuara muajve të fundit, në të cilat vërtetohet se simptomat e rënda të Kovid-19, para së gjithash, janë si rezultat i reaksioneve autoimune.

Dhe jo i „helmimit“…

Këto sëmundje dhe viruse ekzistojnë. Gripi spanjoll shkaktohet nga virusi H1N1. Edhe pse nuk dihet se nga buron, në vitet 1918-1919ai u përhap në mbarë botën.

Nuk është i vërtetë pretendimi i dhënë në postim se vetëm personat me imunitet të dobët nuk mund të përballen me koronavirusin. Sëmundja Kovid-19, siç tregoi praksa e deritanishme, më shumë pasoje le tek personat me imunitet të kompromentuar, por kjo nuk do të thotë se personat e shëndetshëm nuk ishin viktima të saj.

Gripi spanjoll. Ebola, HIV, gripi i derrave

Nuk është e vërtetë edhe se gripi spanjoll, ebola, HIV, koronavirusi, HPV, gripi i derrit dhe gripi i shpendëve janë cirk i krijuar nga kompanitë farmaceutike.

Këto sëmundje dhe viruse ekzistojnë. Për shembull, gripi spanjoll, shkaktohet nga virusi H1N1. Edhe pse nuk dihet se nga buron, në vitet 1918-1919ai u përhap në mbarë botën. Në SHBA për herë të parë është identifikuar tek stafi i ushtrisë në vitin 1918.

Sa  i përket ebolës, Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve në SHBA thekson se bëhet fjalë për një sëmundje të rrallë dhe vdekjeprurëse. Viruset që e shkaktojnë atë ndodhen në Afrikën subsahariane, ndërkohë që njerëzit mund të infektohen nga kafshët, si lakuriqët e natës, ose nga personat  vdekur të infektuar me ebola. Nuk ka vaksinë kundër ebolës, por ajo është dëshmuar si efikase vetëm kundër llojit të virusit Zeir të ebolës!

Mohimi i virusëve si HIV, si dhe pretendimi se HIV është shpikur nga gjigandët farmaceutik për të shitur vaksina është i pabazë, sidomos nëse e dimë se askund në botë nuk ka vaksinë kundër HIV.

Për shkak të fakteve të lartëpërmendura, postimin e cilësojmë si të pavërtetë.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button