Izraeli fillon dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19

Izraeli sot ka filluar administrimin e dozave të treta të vaksinave të koronavirusit (COVID-19) për personat mbi 60 vjeç, të cilët kanë marrë dy dozat e para të paktën pesë muaj më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kryeministri Naftali Bennett dhe Presidenti i Shtetit Isaac Herzog filluan fushatën e dhënies së dozës së tretë shtesë të vaksinës anti-COVID në spitalin Sheba-Tel Hashomer”, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë.

Bennett tha se kjo shtytje është duke u nisur për t’u kujdesur për të moshuarit në vend.

Presidenti Isaac Herzog dhe bashkëshortja e tij Michal Herzog u panë të dy duke marrë dozën përforcuese.

Javët e fundit, Izraeli ka regjistruar rritje të konsiderueshme të numrit të infeksioneve të koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi regjistroi 2.140 infeksione të reja, tha Ministria e Shëndetësisë më herët.​​​​​​​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button