fbpx

Të ardhurat e Amazon për herë të tretë me radhë mbi 100 miliardë dollarë

Të ardhurat e kompanisë Amazon ishin mbi 100 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të vitit 2021, hera e tretë radhazi që gjiganti i tregtisë elektronike ka arritur shifrën marramendëse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas rezultateve financiare të publikuara dje, kompania amerikane regjistroi rritje të të ardhurave të saj në 113.1 miliardë dollarë në tremujorin prill-qershor, me 27,2 për qind nga 88.9 miliardë dollarë në periudhën përkatëse të vitit të kaluar.

Megjithatë, rritja e saj ishte më e dobët se 41 për qind të regjistruar në tremujorin e dytë të vitit 2020, kur pandemia e koronavirusit të ri (COVID19) shtyu klientët drejt kompanive të tregtisë elektronike.

“Gjatë 18 muajve të fundit, biznesi ynë i konsumatorit është thirrur të ofrojë një numër të paparë artikujsh, duke përfshirë PPE (pajisje të mbrojtjes personale), ushqim dhe produkte të tjera që ndihmuan komunitetet në të gjithë botën të përballen me rrethanat e vështira të pandemisë”, tha në një deklaratë CEO i Amazon, Andy Jassy.

Jassy mori rolin kryesor pasi themeluesi Jeff Bezos dha dorëheqjen më 5 korrik, saktësisht 27 vjet pas themelimit të Amazon në 1994 në të njëjtën ditë.

Amazon shënoi rritje të të ardhurave të saj neto 50 për qind nga viti në vit, duke u rritur në 7.8 miliardë dollarë nga 5.2 miliardë dollarë.

Sipas deklaratës, në tremujorin e ardhshëm, kompania pret që shitjet neto “të jenë midis 106 miliardë dollarë dhe 112 miliardë dollarë apo me një rritje prej 10 deri 16 për qind në krahasim me tremujorin e tretë 2020”.

Pas mbylljes të enjten me një humbje prej 0,84 për qind, çmimi i aksioneve të Amazon ra me 6,2 për qind në 3.375 dollarë për aksion në orët e pasdites në Nasdaq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button