Roboti “Dominator” arriti të aranzhojë 100.000 domino në një pikturë murale me Super Mario brenda vetëm një dite (VIDEO)

“Dom” është një robot i vogël miqësor që është i mrekullueshëm vetëm në një gjë – rregullimin e dominove brenda një kohe jashtëzakonisht të shpejtë. Kështu e fillon videon e tij YouTuberi dhe inxhinier Mark Robert, i cili ka krijuar robot që mund të bëjë domino – murale me shpejtësi të rrufeshme, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Në videon në kanalin e tij në YouTube, roboti arriti që brenda 24 orësh të organizonte më shumë se 100.000 domino në një pikturë murale me “Super Maro Bros”. Për krahasim, YouTuber thotë se shtatë njerëzve do t’u duhej një javë për të bërë të njëjtën me sukses.

Roboti i quajtur “Dominator“, i cili në të njëjtën kohë vendos 300 pllaka domino, është dashur të kthehet disa qindra herë për t’u mbushur me pllaka të reja dhe pastaj t’i çonte në sallën ku i ka rregulluar. Dominot në të futen nga një robot tjetër. Roberti në video thotë se versioni aktual i “Dominator” është kulmi i punës afatgjatë të ekipit të tij të përbërë prej tre personash të tjerë, dhe në video ai tregon modelet e pasuksesshme që sollën deri te produkti përfundimtar.

Roboti në video garon me ekspertin e domino Lili Havish, e cila njihet edhe në YouTube si domino-mbretëresha.

Në video përmendet vetëm një pjesë e mënyrës se si punon roboti, ndërsa ekipi e ka blogun e vet ku shpjegon në detaje idenë e projektit, prototipin, mënyrën e funksionimit të softuerit dhe harduerit dhe të ngjashme.

Një nga pjesët më interesante është navigimi i robotëve – ai përdor më së shumti GPS, por ekipi pranon se për të rregulluar robotin që të rreshtonte domino në mënyrë korrekte pa i rëzuar ato gjatë procesit, janë dashur shumë prova dhe gabime.

Për të arritur këtu ekipit iu deshën pesë vjet, ndërsa produkti përfundimtar ka dëshmuar se roboti është dhjetë herë më i shpejtë se njeriu mesatar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button