70 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë sot u konfirmuan 70 raste të reja me koronavirus. Ato rezultuan pas testimit të 2,941 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, shkruan REL.

Në 24 orët e fundit u shëruan 8 pacientë, ndërsa raste aktive me koronavirus mbeten 366,  kurse ka ndërruar jetë vetëm një person, thuhet në njoftim.

Në Kosovë që nga fillimi I pandemisë janë regjistruar 108,273 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,266 kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 12.832 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 137.445, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 413.07

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button