Të rinjtë mund të gjejnë rrugën drejt biznesit të tyre nëse kanë ide, qëllim dhe motivim

Në këtë vend ka shanse për çdo të ri, i cili e sheh të ardhmen këtu, në vend se jashtë vendit. Thjesht duhet të jenë këmbëngulës dhe të përdorësh si mundësitë individuale, ashtu edhe mundësitë dhe mbështetjen e institucioneve që ofrojnë programe të ndryshme në mënyrë që të rritet punësimi të rinjtë, si dhe t’iu ndihmohet atyre të fillojnë biznesin e tyre, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ky është vlerësimi i Nastasia Shterjova (27) e cila së bashku me motrën e saj, Mihaela (24) e filluan biznesin e tyre disa muaj më parë, duke hapur kopshtin privat “Princi i Vogël”, me subvencione monetare nga shteti.

Duke folur me entuziazëm dhe vetëbesim, Nastasia flet për fillimet, nga ideja deri te realizimi. Ajo thekson se, për të dhe motrën e saj, s’kishte pas fare dyshime se ata do t’ia dilnin të realizojnë idenë e tyre. Në kopsht tashmë ka 12 fëmijë, ndërsa interesimi i prindërve për regjistrim shkon duke u rritur, që është konfirmim se ata nuk kanë gabuar në vlerësimet për të filluar pikërisht këtë lloj biznesi, për të cilin thonë se e kryejnë me kënaqësi.

“Është kënaqësi e madhe të arrihet deri këtu. Motra ime dhe unë ishim të regjistruara në Agjencinë për punësim si punëkërkues aktivë. Unë kam një diplomë të magjistrit për menaxhim dhe burime njerëzore, ndërsa motra ime është ende studente në Katedrën e gjuhës angleze në Fakultetin filologjik. Megjithëse arsimimi ynë nuk ka asnjë lidhje me atë që ne bëjmë tani, megjithatë ne vendosëm për këtë biznes, duke hapur një qendër moderne, inovative për kujdes dhe edukim të fëmijëve që nga mosha më e re”, thotë Nastasia.

Ajo shton se motivim dhe mbështetje të madhe nga kishin familja, në të cilën gjithmonë ka ekzistuar frymë sipërmarrëse, ndërsa prindërit e kanë drejtuar biznesin e tyre një kohë të gjatë.

Veç kësaj, Nastasia thotë se përvoja nga puna në një organizatë joqeveritare ku kishte komunikuar me njerëz të rinj, të motivuar, plot ide dhe në kërkim të financave, gjithashtu kontribuoi në realizimin e idesë.

“Mendoj se të rinjtë janë padyshim të interesuar për çdo lloj financimi dhe mbështetje nga shteti, mbase ajo që u mungon është durimi dhe këmbëngulja, sepse çdo financim nga ndonjë burim alternativ kërkon angazhim dhe kontroll shtesë të parave”, tha Nastasia.

Ai shpjegon se, në kuadër të Programit për mbështetjen e të rinjve të papunë, përmes Agjencisë për punësim të RMV-së, dy motrat, pasi e kishin dorëzuar një projekt më parë, për çka kishin marrë subvencione të pakthyeshme prej 5.000 euro, të cilat iu ndihmuan ndjeshëm në fillimin e këtij biznesi, për të cilin është ende shumë herët për të vlerësuar se sa të ardhura do t’u sjellë.

Fillimet nuk ishin të lehta. Pasi projekti i tyre u pranua, në fillim të vitit 2020, ata morën paratë nga shteti 6-7 muaj më vonë, për shkak të pandemisë kovid. Kjo ishte arsyeja për të cilën të gjitha procedurat administrative për sigurimin e të gjithë dokumentacionit u ngadalësuan. Por, motrat Shterjov vlerësojnë se nga ana tjetër, kjo u ndihmoi në kuptimin që kishin kohë të mjaftueshme për të përfunduar përgatitjet e tjera, për të gjetur ambient, për t’i pajisur ato sipas standardeve ligjore, për të siguruar staf për të punuar me fëmijët …

“Kur filluam me punë, kuptuam se ka një nevojë të madhe që prindërit të kujdesen për fëmijët e tyre dhe për edukimin dhe socializimin e tyre, pas një periudhe të gjatë të mbylljes së kopshteve për shkak të pandemisë kovid dhe kohës së kaluar në shtëpi dhe izolim”, thotë Shterjova.

Ajo thekson se në qytet ka konkurrencë në këtë biznes, por që ato po përpiqen të jenë të ndryshme, në kuptimin që, përveç programeve arsimore të përcaktuara ligjërisht, futen aktivitete të ndryshme krijuese, të larmishme për fëmijët, punë jashtë kopshtit, në lokalitete të tjera, si shëtitje në natyrë, vizita në vende të caktuara dhe të ngjashme.

Ëndërroni ëndrra të mëdha, është porosia që Nastasia ua përcjellë të rinjve në fund të bisedës sonë:

“Mos u dorëzoni, çdo pengesë në rrugë duhet të shndërrohet në një sfidë dhe motivim për të arritur qëllimin, këmbëngulja dhe angazhimi gjithmonë japin rezultat”.

APRMV: Të rinjtë janë një nga grupet kryesore të fokusit në programet për punësim

Një nga prioritetet kryesore në punën e Agjencisë për punësim të RMV (APRMV) është zvogëlimi i papunësisë së të rinjve dhe rritja e punësimit tyre, në mënyrë që të hyjnë më lehtë në tregun e punës, thonë për “Meta.mk” nga APRMV . Kjo është arsyeja për të cilën ata janë një nga grupet kryesore të fokusit në Planet Operative për punësim të cilat përmbajnë programe dhe masa aktive që çojnë në punësim të drejtpërdrejtë.

Plani operacional për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2020 dhe në kushtet e krizës kovid, kishte një realizim prej 94,5 %. Më këtë program u përfshinë 10.953 njerëz, nga të cilët 7.313 ishin të rinj deri në 29 vjeç, që është 66,8 % e numrit të përgjithshëm të pjesëmarrësve.

Me programin për vetëpunësim për njerëzit që duan të fillojnë biznesin e tyre, mbështeten të papunët të fillojnë kompaninë e tyre, të zyrtarizojnë aktivitetin tashmë ekzistues (joformal) ose të krijojnë punësim shtesë në kompanitë e krijuara nga personat me aftësi të kufizuara. Aty përfshihen trajnime të ndryshme sipërmarrëse, ndihmë për plan biznesi të qëndrueshëm dhe regjistrim të biznesit, grante të pakthyeshme për fillim të biznesit, mentorim gjatë fillimit dhe ngjashëm.

Me programin për vetëpunësim, 1.264 persona hapën biznesin e tyre në vitin 2020, nga të cilët 509 të rinj të papunë nën moshën 29 vjeç. Të rinjtë, nëpërmjet Planit operacional për punësim për vitin 2021, kanë mundësi të angazhohen në më shumë trajnime, kurse më tërheqësja për ta në vitin 2020 ishte trajnimi për aftësi të avancuara të TI -së, i cili arriti realizimin 100 për qind. Sipas Planit për vitin 2020, u përfshinë gjithsej 570 persona, nga të cilët 43% ishin të rinj deri në 29 vjeç.

Sipas të dhënave të APRMV, në vitin 2018, për programin e vetëpunësimit kanë aplikuar 2.049 persona, në trajnimet për sipërmarrësi morën pjesë 1.556 persona, ndërsa 1.053 persona filluan biznesin e tyre.

Në vitin 2019, për këtë program aplikuan 1,991 persona, në trajnimet për sipërmarrësi 1.533 persona, ndërsa biznesin e tyre e filluan 1.299 persona.

Në vitin 2020, për vetëpunësim aplikuan 2.172 persona, por trajnimi për sipërmarrësi nuk u mbajt për shkak të pandemisë. Nga këto, biznesin e tyre e filluan 1.468 persona.

Mbulimi më i madh deri më tani është planifikuar për këtë vit dhe mbështetje nëpërmjet këtij Programi për fillimin e biznesit personal ofrohet për 1.762 persona.

Të dhënat e fundit statistikore të APRMV për papunësinë në vend, tregojnë se më 30 qershor 2021, numri i të papunëve ishte 140.674 persona (punëkërkues aktivë), nga të cilët të rinjtë e papunë të moshës 20 deri 24 vjeç ishin 13,401, dhe nga 25 në 29 vjeç ishin 14.599.

Sipas Entit shtetërore të statistikave, në tremujorin e parë të këtij viti, në vend kishte gjithsej 150.843 të papunë, me ç’rast norma papunësisë ishte 16 %. Prej tyre, 27.449 ishin të moshës 15 deri në 24 vjeç, me normë papunësie prej 37,1 %,, ndërsa numri i njerëzve të moshës 25 deri në 49 vjeç ishte 91.824, me normë papunësie prej 14.9 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button