Është shqiptuar gjobë prej 20.000 eurosh për hedhjen e mazutit në Vardar

Pas denoncimeve të qytetarëve për derdhjen e një njolle të errët në lumin Vardar pranë Gradskos, një inspektori shtetëror për mjedisin jetësor hetoi me kujdes burimet e mundshme dhe verifikoi se derdhja e kishte origjinën nga serrat e ShA. Vardar nga Gradsko, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacionit, mazuti nuk është përdorur dhe rrjedhja ka ndodhur për shkak të neglizhencës dhe mos mirëmbajtjes së magazinës me rezervat e mbetura.

Personit juridik i është shqiptuar gjobëprej 20.000 euro në kundërvlerë denari për ndotjen e ujërave sipërfaqësore, në përputhje me Ligjin për ujërat. Është urdhëruar pastrimi i mbetjeve të derdhjes së serrave, si dhe lidhja e një marrëveshjeje me një kompani të licencuar për transportin dhe depozitimin e mbeturinave të rrezikshme. Ditën pasuese, u krye mbikëqyrje shtesë e kontrollit, gjatë së cilës u përcaktua se personi juridik kishte vepruar sipas urdhrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button