Kompania turke “Teknopanel” do të investojë 16 milionë euro në TIDZ Shkup

Kompania turke “Teknopanel” do të investojë 16 milion euro në ndërtimin e një kapaciteti të ri prodhues në TIDZ Shkup, informojnë nga TIDZ, transmeton Portalb.mk.

Vendimi për investime u arrit në një takim në Stamboll të drejtorit të TIDZ, Jovan Despotovski dhe menaxhmentit të kompanisë.

“Sipas planit të investimit dhe parashikimeve financiare,”Teknopanel” do të krijojë 120 vende të reja pune, me eksport të pritshëm total prej mbi 150 milion euro në 10 vitet e ardhshme. Vetëm si detyrim për kontributet e pagave, buxheti i shtetit do të krijojë mbi 5 milionë euro të ardhura, ndërsa detyrimet për tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat personale tejkalojnë 2.5 milionë euro. Sipas konceptit të ri të tërheqjes së investimeve në TIDZ, çdo investitor potencial duhet të paraqesë plan investimi 10-vjeçar në bazë të të cilit vlerësohet kapaciteti i kompanisë dhe investimi, dhe po përgatitet paketë e individualizuar për pjesëmarrjen e shtetit në investim”, informojnë nga TIDZ.

Në kumtesë tutje thuhet se kompania është një nga eksportuesit më të mëdhenj në Turqi dhe në listën e 500 kompanive kryesore industriale në vend, me 4 fabrika në Turqi. Maqedonia e Veriute është destinacioni i parë investues për këtë kompani jashtë tregut të brendshëm.

“Vetëm që nga fillimi i vitit në TIDZ kanë përfunduar kontratat me vëllim të përgjithshëm investimesh prej 105 milion euro, kurse në gjashtë muajt e parë është arritur aktiviteti më i lartë ekonomik në zona që nga themelimi i tyre. Negociatat janë duke u zhvilluar aktualisht me 30 kompani për një investim total mbi 400 milion euro. Këto shifra janë për shkak të konceptit të ri të funksionimit dhe masave të TIDZ-it dhe Qeverisë për të inkurajuar investimet. Me këtë trend, Drejtori Despotovski njoftoi se priten 1 miliard investime të huaja dhe krijimin e 14,000 vendeve shtesë të punës deri në vitin 2024”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button