LSDM-ja dhe Besa u dakorduan për vijimin e bashkëpunimit edhe në këto zgjedhje

Krerët e partive LSDM dhe Besa janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre edhe për zgjedhjet e ardhëshme lokale që pritet të mbahen në vjeshtë. Këtë e njoftoi kryeministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook, transmeton Portalb.mk.
“Koalicioni LSDM-BESA vitin e kaluar vendosi standarde të reja në veprimin politik bashkëkohor në Maqedoninë e Veriut. Sot ky bashkëpunim është në një nivel edhe më të lartë dhe jep rezultate të shkëlqyera përmes punës së Qeverisë”, shkroi Zaev.
Kreu i LSDM-së tha se me kryetarin e BESËS Bilall Kasami janë dakorduar që partneriteti në koalicionin midis dy partive të vazhdojë të zhvillohet në zgjedhjet e ardhshme lokale, për të cilat sipas specifikave të komunave të ndryshme, siç shkruan, kërkojmë dhe përcaktojmë kandidatët më të mirë të cilët do të japin rezultatin më të mirë për popullin tonë.
LSDM-ja është dakorduar për bashkëpunim në këto zgjedhje edhe me BDI-në dhe PDSh-në.
Përndryshe, lufta më e ashpër sa i përket komunave me shumicë shqiptare, do të jetë për Komunën e Tetovës dhe Çairit, ku aktualisht qeverisë BDI. Me Komunën e Tetovës në dy mandatet e fundit ka qeverisur Teuta Arifi, e cila përballet me kritika të ashpra nga aktivistët dhe qytetarët, për shkak se nuk ka arritur që të përmbush premtimet e bëra dhe nuk ka arritur të nxjerrë nga kaosi këtë komunë. Por, edhe përkundër kësaj, BDI synon që sërish ta fitojë këtë komunë. Një situatë e ngjashme është edhe me Komunën e Çairit, ku kryetar është Visar Ganiu. Edhe në këtë komunë nuk është punuar në përputhje me premtimet e bëra. Banorët e kësaj komune vazhdojnë të përballen me probleme të parkingut, kaos në trafik, mungesë të kanalizimit atmosferik dhe ngjashëm. Ganiu në platformën e tij parazgjedhore, premtoi se do të merret me zgjidhjen e këtyre problemve, megjithatë ato kanë mbetur të pazgjidhura.
- LEXO: LSDM dhe PDSh do të bashkëpunojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën në zgjedhjet lokale
- LEXO: RMV, partitë në pushtet të bashkuar kundër opozitës edhe në zgjedhjet lokale
- LEXO: Zaev: Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor
- LEXO: Partitë propozojnë 10 kandidatët e parë për këshill komunal mos të kenë prag të votave, për të pavarurit kushte më të vështira
- LEXO: Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” me listë të pavarur për zgjedhjet lokale në RMV, synon transparencë dhe llogaridhënie nga Komuna (VIDEO)
- LEXO: Qytetarët kërkojnë ndryshime në Tetovë (VIDEO)
- LEXO: Qytetarët e Çairit me kritika për punën e kryetarit, Visar Ganiu (VIDEO)
- LEXO: “Zelen Human Grad” me listë të pavarur zgjedhjet lokale në Shkup
- LEXO: RMV, LSDM i publikoi disa nga kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale