RMV, afati i ligjit për legalizimin e objekteve pa leje është zgjatur edhe për 5 vjet të tjera

Vazhdon afati i ligjit të vjetër për legalizimin e ndërtesave pa leje edhe për 5 vjet të tjera. Përndryshe, në seancën e djeshme, Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore të ligjit të miratuar në vitin 2011, kurse vlefshmëria e tij përfundoi në mars të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

Sipas shpjegimit të propozuesve, Qeverisë dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, zgjatja e vlefshmërisë së ligjit është për faktin se ka shumë raste që janë paraqitur brenda afateve ligjore, por që kanë ngecur në procedurën ankuese ose në procedurat gjyqësore.

Me zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së ligjit, propozuesit thonë se do të mundësohet përfundimi i këtyre lëndëve dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve, të cilët kanë paraqitur kërkesë për verifikimin e statusit ligjor të objekteve të paligjshme.

Ligji në maj të këtij viti u votua në Kuvend. Për të votuan pushteti dhe opozita, përkatësisht 72 deputetë. Por, për shkak të reagimeve të shumta negative në opinion ku kishte frikë se me këtë ligj përsëri amnistohet mosrespektimi i ligjeve dhe sulmohen parqet kombëtare, presidenti Pendarovski nuk e firmosi, kështu që Qeveria e tërhoqi të njëjtin. Nëse propozim- ligji i ri eventualisht kalon, ky do të jetë legalizimi i dytë i objekteve ilegale në vend. Ligji i parë u miratua në vitin 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button