Shkupi në +40 gradë: Elefantët në kopshtin zoologjik freskohen, punëtorët në skelë ndërtojnë (Foto)

Vala e të nxehtit që goditi vendin në fillim të kësaj jave planifikon të zgjasë të paktën edhe një javë tjetër. Në Shkup, merkuri në termometër tashmë ka arritur në 40 -të gradë, kurse nga Enti për Punë Hidrometeorologjike (EPH) për sot në kryeqytet parashikon temperatura prej maksimum 42 gradë Celsius. Temperaturat e larta dhe moti me diell e kanë sjellë vendin në nivelin e portokalltë të rrezikut nga temperaturat e larta, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Si funksionon Shkupi në +40 gradë? Objektivi i fotoreporterit të Meta.mk “shëtiti” nëpër kryeqytet për të kapur momentet sesi funksionon qyteti në këto temperatura të larta.

Elefant, kopshti Zoologjik Shkup, Foto: Meta.mk

Në kopshtin zoologjik të Shkupit, dy elefantët Dunja dhe Daela u freskuan nga nxehtësia e verës. Të punësuarit në Kopshtin Zoologjik me një çurg uji u përpoqën t’ua bënin më të rehatëshme orët e nxehta të kaluara në diell.

Elefant, kopshti Zoologjik Shkup, Foto: Meta.mk

Në zonën e qendrës së qytetit, fotoreporteri kapi edhe një punëtor në skelë, i cili mori një orë pushim nga puna e rëndë fizike në temperatura të larta.

Punëtor ndërtimor, Foto: Meta.mk

Nga Ministria e Shëndetësisë dy ditë më parë, informuan për rekomandimet që duhen ndjekur gjatë valës aktuale të të nxehtit.

Qeveria u rekomandoi kompanive të organizojnë orarun e punës për të mbrojtur punëtorët nga qëndrimi i drejtëpërdrejtë në diell, të shmangin qëndrimin jashtë mes orës 11 deri në orën 17. Ky rekomandim vlen veçanërisht për punëtorët e ndërtimit, të cilët janë të ekspozuar drejtpërdrejt në diell gjatë kryerjes së aktiviteteve të punës.

Një rekomandim tjetër nga autoritetet është lirimi nga puna e grupeve të prekshme të popullsisë, siç janë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.

Përndryshe, kjo është vala e dytë e zgjatur e nxehtësisë që goditi vendin tonë këtë vit, pas asaj fillestare që mbërriti në fund të qershorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button