RMV, parashikimi i motit për sot: temperatura të larta mbi mesatare

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë mbi mesataren, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 14 deri në 24, kurse ajo maksimale do të arrijë në 35 deri në 43 gradë. Indeksi UV do të jetë 9, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup, me diell dhe nxehtë mbi mesatare me erë të lehtë deri mesatare nga perëndimi. Temperatura minimale do të bjerë në 20 kurse ajo maksimale do të arrijë në 42 gradë.

Nën ndikimin e masës së ajrit shumë të nxehtë nga jugu, periudha e motit të qëndrueshëm dhe jashtëzakonisht të nxehtë vazhdon (deri në 06.08) me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Do të aktivizohet niveli i portokalltë i rrezikut nga temperaturat e larta, kurse vlera e indeksit UV do të jetë 9. Temperatura do të kalojë 42 gradëshin.

Me vendim të Qeverisë nga 29 korriku deri më 1 gusht, disa aktivitete që kërkojnë ekspozim në diell duhet të punojnë me orar të kufizuara pune, gjegjësisht puna duhet të ndërpritet nga ora 11 deri në orën 17. Kjo veçanërisht u referohet punëtorëve ndërtimor. Të lirohen nga puna grupet më të prekshme, si gratë shtatzëna dhe të tjerët mbi moshën 60 vjeç. Në kopshte, të ndërpriten aktivitetet fizike dhe të mos nxirren jashtë fëmijët deri në orën gjashtë të pasdites.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button