Kundër Gjykatës Civile në Shkup ka më shumë ankesa nga qytetarë të pakënaqur, në vend të dytë Gjykata e Apelit – Shkup

Numër më i madh i ankesave nga qytetarët e pakënaqur me punën e gjykatave dhe nga drejtësia, në Këshillin gjyqësor vitin e kaluar janë parashtruar kundër gjykatësve të Gjykatës Themelore Civile Shkup. Janë parashtruar 98 ankesa nga qytetarë, kompani, institucione shtetërore të cilat i janë dërguar Këshillit gjyqësor, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

Në vendin e dytë është Gjykata e Apelit në Shkup, me 94 ankesa kundër gjykatësve. Këto të dhëna i përmban Raporti i fundit i Këshillit gjyqësor, të cilat kanë të bëjnë me punën e tij për vitin 2020.

“Gjykata themelore civile Shkup në vitin 2020 nuk arriti t’ia del mbanë fluksit të lëndëve të pranuara të reja dhe e rriti numrin e prapambetur me 3.123 lëndë dhe për këtë vlerësohet si gjykata më jo aktive”, thuhet në raport.

Pas këtyre dy rekorderëve pasojnë Gjykata Themelore Penale në Shkup, ku është vendosur Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion, me 7 ankesa të paraqitura për punën e gjykatësve vitin e kaluar.

Për Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Penale Themelore shkruan se vitin e kaluar ata ishin gjykata aktive, e kanë tejkaluar fluksin e lëndëve.

Këto tre gjykata kanë numrin më të madh të lëndëve, por edhe numrin më të madh të gjykatësve, bashkëpunëtorëve profesional dhe administratës.

Gjykata Supreme nuk është gjykatë e madhe dhe me numër të madh lëndësh, megjithatë, vitin e kaluar Këshillit gjyqësor iu kishin adresuar madje 44 ankesa kundër gjyqtarëve suprem.

“Disa nga ankesat tregojnë pakënaqësi me punën e gjykatës për shkak të vonesave të procedurës, raste kur nuk respektohen afatet për ndërmarrjen e veprimeve procedurale për miratimin, publikimin dhe përgatitjen e vendimeve gjyqësore, etj. Gjithashtu, në disa prej ankesave, parashtruesit konsiderojnë se gjyqtarët gjatë procedurave në raste të caktuara nuk e kanë zbatuar ligjin në mënyrë korrekte, pra kanë shkelur ligjin procedural dhe material, duke treguar kështu paaftësi dhe neglizhencë në kryerjen e funksionit gjyqësor”, Këshilli thekson një pjesë të ankesave të qytetarëve të pakënaqur, të cilët i kanë parashtruar ankesat.

Gjatë vitit 2020, Këshilli ka vepruar në gjithsej 531 ankesa. Prej tyre, në seancë janë shqyrtuar 493 ankesa, nga të cilat 485 ankesa janë të pabazuara, 4 ankesa janë të bazuara, 2 ankesa janë pjesërisht të bazuara dhe 2 ankesa janë tërhequr nga parashtruesi. Për ankesat e bazuara, për të cilat Këshilli ka gjetur lëshime në punën e gjykatësit thuhet se mbahen evidenca dhe monitorohet puna e gjykatësit, me çka veprimi i tij i këtillë mund të jetë bazë që Këshilli të iniciojë procedurë për konfirmim të përgjegjësisë së gjykatësit për shkak zë ushtrimit joprofesional dhe të pavetëdijshëm të funksionit të gjykatësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button