Jehonë e dobët e vaksinimit në Strugë, mjekët i bëjnë thirrje popullatës që të vaksinohet

Interesimi për vaksinim në Komunën e Strugës është i vogël, veçanërisht në zonat rurale ku përqindja e të imunizuarve është nën 20 përqind. Përjashtim është Vevçani, ku 60 përqind e popullatës mbi 18 vjeç është e vaksinuar. Për dallim nga Struga, në Ohër numri i të vaksinuarve është dy herë më i lartë. Me 42.9 përqind banorë të vaksinuar, Ohri është në vendin e dytë në vend pas Kavadarit, shkruan Vërtetmatësi.

Jehonë e dobët e vaksinimit në Strugë dhe rrethinë. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së shëndetësisë në Komunën e Strugës është vaksinuar vetëm 23,1% e popullatës. E ngjashme është situata edhe në Dibër, me vetëm 17,3% të vaksinuar.

Struga ishte një nga qytetet me vdekshmëri më të lartë si pasojë e koronavirusit në vendin tonë. Deri më sot betejën me Kovid-19 e kanë humbur gjithsej 197 persona, që paraqet shkallën më të lartë të letalitetit në vend, por përsëri interesi për vaksinim është i dobët.

Është e qartë se popullata ka një interes të ulët për vaksinim. Ne duhet të ndërmarrim masa. Qoftë përmes mediave, përmes njerëzve me ndikim, të gjejmë një mënyrë që ta rrisim interesin për vaksinim, thotë Jovan Stojkoski, drejtor i Shtëpisë së shëndetit Dr. Svetozar Çoçoroski” në Vevçani.

Vaksinimi në Strugë dhe rrethinë bëhet në gjashtë punkte, tre në spitalin e Strugës dhe tre të tjera në Shtëpinë e shëndetit „Dr. Svetozar Çoçoroski” në Vevçan, Llabunishtë dhe Veleshtë. Pritet që vaksinimi në terren të rrisë përqindjen e qytetarëve të interesuar për vaksinim.

Fakt është që me vaksinimin në terren që numri është rritur. Qasja në vaksina është më e lehtë dhe njerëzit mund të vijnë më lehtë. Për vaksinimin masovik atyre iu desh të udhëtonin në Ohër ose Vevçan. Tani, me pikat që kemi hapur në terren, qytetarët mund të vaksinohen pa regjistrim, shton Stojkoski.

Interes më të madh për vaksinim ka në Vevçan, ku 60% e popullatës mbi 18 vjeç është e imunizuar, më i ulët është në Llabunishtë dhe fshatrat e tjerë si Veleshta, Tateshi, Podgorci, ku përqindja e të vaksinuarve është nën 20%.

Mjekët apelojnë – shpëtimi është te vaksinimi

Sipas mjekëve, dalja nga pandemia dhe kthimi në jetën normale është tek imunizimi masovik. Ne duhet të jemi të lumtur që kemi në dispozicion vaksina dhe të gjithë duhet të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur, thonë punonjësit shëndetësorë.

E vetmja rrugëdalje nga kriza me koronën është përmes vaksinimit. Ne, të gjithë punonjësit e këtij institucioni shëndetësor, ishim të parët që u vaksinuam. Të gjithë duhet të vaksinohen që të mund kthehemi në jetën normale. Kjo është zgjidhja e vetme për momentin. Imuniteti kolektiv duhet të fitohet, dhe kjo do të ishte më mirë të bëhet me vaksinim, thekson Dr. Jetmir Ziba, internist specialist, shef i departamentit të hemodializës në Spitalin special për Nefrologji-Strugë

Dr. Valentina Dokoska, mikrobiologe nga spitali i nefrologjisë në Strugë, thotë se ajo është vaksinuar me dy doza të vaksinës „Pfizer”.

Dhe mund të mburrem se dy javë pas dozës së dytë kam një përgjigje të mirë imunologjike, kam një sasi të madhe antitrupash. Nuk kam pasur ndonjë problem nga vaksina dhe nuk mendoj se duhet bërë dallim se cila vaksinë është e mirë, apo cila e keqe. Unë, si mjek, deklaroj se të gjitha vaksinat janë të mira dhe efikase, të gjitha kanë kaluar filtra rigoroz për të arritur tek popullata dhe në treg,” thotë ajo.

 Në komunën e Strugës që nga fillimi i pandemisë dhe deri më sot janë infektuar gjithsej 3.986 persona, ndërsa për momentin ka vetëm 5 raste aktive, në Ohër janë infektuar 5.025 persona ndërsa ka 6 raste aktive me koronavirus. Por, për dallim nga Struga, në Ohër interesi për vaksinim është dy herë më i madh. Me 42.9 përqind banorë të vaksinuar, Ohri është në vendin e dytë në vend pas Kavadarit.

 

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button