Dramë në Tetovë: I ka ndihmuar vëllait që t’ia vjedh 400.000 franga bashkëshortit, më pas ia ka marr paratë dhe ka ikur

Sektori për Punë të brendshme Tetovë, deri te Prokuroria Publike Tetovë, ka dorëzuar padi penale kundër A.H. (65) nga Reçica e Vogël dhe vëllait të saj S.S. (56) nga Bosnja dhe Hercegovina, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, njofton Portalb.mk.

“Në periudhën prej 4 deri më 8 korrik, A.H. i ka ndihmuar vëllait të saj S.S. t’i vjedh 400.000 franga zvicerane nga A.Xh. (80) nga Reçica e Vogël, i cili është bashkëshorti i saj dhe të ikë në Bosnje dhe Hercegovinë”, thonë nga MPB.

 

Pas paraqitjes së rastit në SPB Tetovë, A.H. gjithashtu është larguar në Bosnje dhe Hercegovina dhe nga vëllai i saj e ka marrë tërë shumën e parave, pas çka ka shkuar në Zvicër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button