Kriza globale e çipeve mund të godasë smartfonët

Kriza globale e çipeve kompjuterike ka prekur çdo gjë, nga automjetet tek konsolat e video lojërave. Si duket në listë janë smartfonët tashmë. Çipet kanë qenë në furnizim të ulët këtë vit për disa faktorë, nga mbyllja e fabrikave për shkak të pandemisë së Covid-19, tek kërkesa e lartë për pajisje elektronike, transmeton PCWorld Albanian.

Prodhuesit e makinave janë goditur veçanërisht nga kriza ku General Motors dhe Ford kanë ndaluar prodhimin e disa modeleve.

Konsolat e video-lojërave si Xbox Series X dhe PlayStation 5 janë bërë shumë të vështirë për tu blerë. Smartfonët deri më sot i kanë shpëtuar për mrekulli duke qenë se kompani si Apple dhe Samsung kanë pasur rezerva.

Megjithatë prodhuesit e smartfonëve kanë filluar të ndjejnë impaktin e krizës globale të çipeve. Kërkesa për smartfonë ra në 2020-ën me Gartner që thotë se shitjet u tkurrën me 12.5%.

Megjithatë këtë vit kërkesa ka filluar dhe është e fuqishme. Në tre mujorin e parë të 2021 sipas Gartner, shitjet e smartfonëve u rritën me 26%.

Ditën e Marte CEO i Apple Tim Cook kishte thënë se kriza mund të ndikojë tek shitjet e iPhone dhe iPad. Lenovo, HMD Global dhe TCL po vuajnë gjithashtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button