ASH akuzoi Agjencinë e Filmit se po i diskriminon shqiptarët (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me konkurset e fundit të Agjencisë së filmit. Sipas kësaj partie, në konkurset në fjalë janë diskriminuar shqiptarët në fushën e artit edhe atë në krijimtarinë filmike, transmeton Portalb.mk.

Sipas tyre padrejtësia në këtë segment vazhdon, por më e keqja është se thellohet edhe më shumë.

“Argument për këtë janë tre konkurset e fundit të Agjencionit të filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dy konkurset e vitit 2020 dhe ky i këtij viti. Në konkursin e parë të vitit 2020, Agjencioni i filmit, për produksionet shqiptare ka ndarë 16% mjete nga buxheti i përgjithshëm. Me konkursin e dytë padrejtësia thellohet edhe më tepër, shkon në 10% ndarja e mjeteve për produksionet shqiptare. Ky konkurs, rezultatet e të cilit u shpallën ditë më parë, vazhdon t’i diskriminojë filmbërësit shqiptarë, me këtë edhe të gjithë shqiptarët në RMV”, tha Muzafer Etemi nga Aleanca për Shqiptarët.

Ai ka shtuar se, kkjo agjenci ka thyer rregullat që i ka vendosur vet dhe nuk përkrah profesionistët.

“Ato pak mjete që ndan, ua ndan joprofesionistëve, gjë që e komplikon situatën, sepse në këtë rast dihet rezultati: projekte sa për sy e faqe dhe metoda vazhdon: ja, ne u japim para, por ata nuk dinë! Sa për njohuri, qytetarët duhet ta dinë që drejtorin e Agjencionit të Filmit asnjë pikë nuk e takon me veprimtarinë filmike-absurde!!! Shtrohet pyetja: Përse janë lartë “përfaqësuesit” politik shqiptarë? Cila është detyra e tyre? Të dashur qytetarë, ata mashtrohen dhe mbushin xhepat, ndërkaq na mashtrojnë, na i zbrazin xhepat dhe na turpërojnë!”, tha Etemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button