fbpx

Kuvendi i RMV votoi ndryshimet e Ligjit për nënshtetësi

Me 57 vota “për” Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet për nënshtetësi. Kundër votuan deputetët e VMRO – DPMNE-së dhe tre deputetë nga shumica parlamentare. Me ndryshimet, parashihen 16 kushte me të cilat qytetarët të cilët deri në shpalljen e pavarësisë kanë jetuar në Maqedoni mund të marrin nënshtetësi. Ligji është miratuar me flamur evropian me procedurë të shkurtuar, shkruan Portalb.mk.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas votimit tha se, me votimin e këtij ligji, qytetarët të cilët nuk kanë mundur që të realizojnë të drejtën e shtetësisë për shumë kohë të shkurt do të kenë mundësi ta realizojnë të drejtën e tyre.

“Uroj që kur më në të ardhmen mos të përballen me problematika të tilla. Falënderoj mediumet që i kaun dhënë peshë dhe fuqi kësaj problematike me të cilën janë përballur qytetarët ndër vite. Pa kontributin e tyre të cilët shpesh e kanë trajtuar këtë temë, mendoj se nuk do të ishte betejë e fituar”, u shpreh Sela.

Ndërkaq, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi pas votimit të ligjit për shtetësi deklaroi se sot Kuvendi me votimin ligjit ka pranuar një faj që është bërë, dhe me votimin e sotëm garantohet që në të ardhmen nuk do të ketë diskriminime.

“Kjo është një metodë e mirë, që jeta demokratike duhet ë funksionojë. Pavarësisht se jemi opozitë, nxitëm debat na u bashkëngjit pozita, dhe sot sollëm këtë ligj. Me këtë ligj nuk kanë fituar vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët që kanë qenë të privuar nga të drejtat elementare. Dua të ju them të gjithë qytetarëve se ky ligj është për të gjithë ata. Bashkërisht duhet të gëzohemi”, deklaroi Gashi.

Që nga fillimi, propozim për nënshtetësi ka hasur në pengesa të ndryshme në Kuvend. Versioni i parë i këtij propozim ligji të dorëzuar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, u kontestua nga Qeveria për shkak se, në të parashihej që nënshtetësia të merrej, mes kushteve të tjera, me dëshminë e tre personave. Ky versioni ishte bllokuar në komisionin amë me qindra amendamente të dorëzuara nga VMRO – DPMNE dhe “E majta”. Pas kësaj edhe grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën me mbi 32,000 amendamente bllokuan 20 ligje, mes të cilëve edhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës me rreth 400 amendamente, si kushtëzim për mbështetjen e Ligjit për Shtetësinë. Kjo solli në bllokim të punës së Kuvendit. Pas krijimit të kësaj situate, kryeministri Zoran Zaev dhe opozita shqiptare zhvilluan disa takime për të biseduar në lidhje me ligjin për nënshtetësi, të cilat rezultuan me marrëveshje, e cila parashihte që të opozita shqiptare të dorëzojë amendamente shtesë për përmirësim të ligjit.

Megjithatë, edhe pas marrëveshjes së arritur mes opozitës shqiptare dhe Qeverisë, ligji ka vazhduar të has në pengesa në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri, ku opozita maqedonase përmes diskutimeve procedurale të zgjatura dhe akuzave, ka pamundësuar debatin mbi amendamenteve të ASH – AAA. Pas këtyre bllokadave, Qeveria i vendosi flamurin evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button