New Yorku do të paguajë 100 dollarë për këdo që merr vaksinën kundër COVID-19

Qyteti i New York-ut do të paguajë 100 dollarë për këdo që merr vaksinën kundër koronavirusit (COVID-19), njoftoi të mërkurën kryebashkiaku Bill de Blasio, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Stimulimi i ri do të hyjë në fuqi të premten”, njoftoi De Blasio në një konferencë për media.

Për të marrë paratë, njujorkezët do të duhet të shkojnë në vendet e vaksinimit të drejtuara nga qyteti. Fondet janë vetëm për individët që marrin dozën e tyre të parë.

“Ne do të themi faleminderit. Do të themi ne jemi vërtet të kënaqur që jeni vaksinuar për veten tuaj, për familjen tuaj, për komunitetin tuaj, dhe këtu janë 100 dollarë për t’ju falënderuar për veprimin e duhur”, tha De Blasio.

“Jo vetëm që merrni 100 dollarë, por kualifikoheni për të qenë në gjendje të bëni gjithçka tjetër që është e mrekullueshme në këtë qytet, përfshirë koncertet e mahnitshme që vijnë”, shtoi ai.​​​​​​​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button