Tetovë, bulevardi “Iliria” assesi të përfundojë që të merr pamje “evropiane”

Bulevardi “Iliria” ende nuk është realizuar në formën që u premtua katër vite më parë, edhe pse sipas kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifii ky projekt është nga fundi. Gazetari i Portalb.mk ishte të enjten në terren dhe vërtetoi mungesën e fontanave e ujit për pije, mbajtëseve metalike për drujnjtë, disa kosha të mbeturinave dhe ndriçimin LED të ulësve prej druri. Se pse nuk janë vendosur ende të njëtjat, nga Komuna e Tetovës refuzuan të përgjijen në pyetjet e Portalb.mk.

Në afat prej katër viteve, fjalët e kryetares Arifi për projektin e njëjtë kanë ndryshuar, e njëjta katër vite më herët të njëjtin shesh e planifikonte me shumë elemente shtesë kurse në muajin maj në një statusin në “Fejsbuk”, ajo shkroi se projekti do të përfundojë me vendosjen e ndriçimit LED dhe vend-parkimeve për biçikleta.

“Vendosja e pajisjeve urbane, ulëseve dhe shportave për mbeturina përgjatë shëtitores të bulevardit Iliria! Me vendosjen edhe të ndriçimit LED dhe vendparkimeve për biçikleta, qytetarët do të kenë një zonë pedonale moderne në qendër të qytetit”, shkroi Teuta Arifi në “Fejsbuk” me datë 6 maj, 2021.

Kështu u premtua ky bulevard:

This slideshow requires JavaScript.

Për të vërtetuar se çfarë nuk është realizuar në këtë Bulevard dhe çfarë mungon aty, gazetari i Portalb.mk dje ishte në terren.

Kështu duket ky bulevard sot:

This slideshow requires JavaScript.

Në këtë bulevard janë vendosur mbi 100 ulëse prej druri, shumica e koshave për mbeturina dhe disa konstruksione për biçikleta. Nga Komuna e Tetovës nuk përgjigjën se pse ende nuk janë kryer të gjitha punimet e parapara në këtë bulevard.

Edhe pse çmimi i rekonstruimit të këtij sheshi është marramendës, aty mungojnë:

  • 12 fontanat me ujë për pije
  • Rreth 100 ulëse prej druri
  • Disa konstruksione për parkim të biçikletave- janë vendosur shumica
  • 73 shtyllat për ndriçim publik
  • Disa shporta për mbeturina – janë vendosur shumica
  • Mbrojtëset metalike të drurëve
  • Ndriçimi LED i ulëseve prej druri.

Edhe pse nga Komuna e Tetovës nuk deshën të përgjigjen në pyetjen e Portalb.mk, kryetarja Arifi dy muaj më herët deklaroi se është çështje javësh përfundimi i këtij projekti, ndërkaq, tha se do të vendosen edhe fontanat të cilat janë paraparë në projektin paraprak.

“Aktualisht jemi në pjesën e vendosjes së pajisjeve urbane, që është finalja, sipas kontakteve që i kemi me kompaninë, është çështje javësh për të përfunduar. Në fakt, siç është projekti, ashtu edhe do të realizohet” tha Teuta Arifi për TV21, dy muaj më herët.

Rikujtojmë se ky bulevard e “dërgoi” komunën e Tetovës para gjykatës

Të dy palët, gjegjësisht komuna e Tetovës dhe kompania “IR GROUP” japin arsye të ndryshme për atë se pse kanë përfunduar para gjykatës, gjegjësisht sipas komunës së Tetovës, marrëveshja me kompaninë e lartpërmendur për sheshin “Iliria” është ndërprerë për shkak të zvarritjes së punëve.

Nga ana tjetër, nga kompania e cila akuzohet si e papërgjegjshme nga Komuna e Tetovës, demantojnë këtë të fundit duke potencuar se kontrata është prishur për shkak të mospagesës për punën e kryer, e jo për faj të kompanisë “IR Grup”. Ata shtojnë se ky projekt ka qenë i dështuar prej kur ka filluar, në të gjitha aspektet.

Ndryshe, kompania e cila e ka fituar tenderin për vazhdimin e punëve në bulevardin “Iliria” është ANNRA CENTRUM me seli në Reçicë të Vogël, kjo e fundit, punët duhet ti përfundoje 60 ditë pasi të filloje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button