Dezinformatë e antivakserëve përhap panik se personat e vaksinuar me vaksinë mRNA do të vdesin nga zemra

Nëpërmjet një postimi në Facebook përhapen dezinformata se proteina spike nga vaksina mARN mund të shkaktojë mpiksje të gjakut dhe vdekje. Proteina spike nga vaksina dhe proteina spike e koronavirusit nuk janë të njëjta, dhe kjo konfirmohet nga ekspertët mjekësorë të dëshmuar tashmë në punën e tyre. Pra, pretendimi se personat e vaksinuar kundër Kovid-19 do të vdesin brenda pak vitesh nuk është gjë tjetër veçse një dezinformatë e antivakserëve, shkruan Vërtetëmatësi

Nëpërmjet një postimi në Facebook po përhapet panik se personat e vaksinuar kundër Kovid-19 do të vdesin brenda disa ditëve. Pretendimet e këtilla bazohen në informacione të rreme dhe të pa vërtetuara.

Në postim parashtrohet pyetja: „Pse heshtet dhe nuk demantohet, por cenzurohet?“ dhe ndahet një tekst me titull: „Mjeku paralajmëron – personat e vaksinuar do të vdesin nga zemra brenda disa viteve“.

Teksti i ndarë është marrë nga faqja „Futv.media”, e cila është e njohur për përhapjen e teorive konspirative dhe lajmeve të rreme në lidhje me pandeminë me Kovid-19, ndërsa „Vërtetmatësi” në disa raste i ka demaskuar lajmet e tyre.

Artikulli citon pretendimet e Dr. Charles Hoffe, një mjek në Kolumbinë Britanike, Kanada. Dr Hoffe vazhdimisht ka deklaruar se vaksinat kundër Kovid-19 kanë qenë shkaku i vdekjes të disa pacientëve të tij, por kjo është demantuar nga autoritetet zyrtare shëndetësore të Kolumbisë Britanike.

Ajo që thotë Hoffe në tekstin që po analizojmë është se pacientëve të tij, të cilët kanë pranuar vaksinën mARN (Pfizer ose Moderna), u janë bllokuar kapilarët, gjë që më vonë do ju shkaktojë probleme serioze kardiovaskulare.

Imazhet e mARN janë programuar për ta shndërruar trupin e një personi në një „fabrikë” të proteinave spike, dhe Dr. Hoffe vazhdon të thotë se me kalimin e kohës kjo masë e prodhuar e proteinave spike do të shkaktojë koagulim progresiv të gjakut. Jo më pak se 60 përqind e njerëzve që pranojnë një injeksion mARN do të vuajnë nga këto mpiksje gjaku dhe në fund, shumica dërrmuese do të përfundojnë nën tokë për shkak të dëmit që shkakton, thuhet në tekst.

Pretendimi se proteina spike pas vaksinës dhe proteina spike e virusit Kovid-19 është e njëjtë është dezinformatë, dhe këtë e shpjegoi Dr. Dragan Danillovski për „Vërtetmatësin“.

Sipas tij, nëpërmjet vaksinës në trupin tonë nuk depërton entitet material, pra proteinë spike.

Urdhri për prodhimin e tij në formën e mARN-së vjen vetëm në citoplazmë, gjegjësisht në ribozom, dhe jo në bërthamën e qelizave tona. Dhe ajo proteinë spike që do të prodhohet nga qeliza (ribozomi, që ndryshe njihet edhe si fabrika e proteinave), nuk është aspak e njëjtë me atë të virusit. Ajo nuk i ka vetitë e proteinës spike origjinale. Vetëm „ngjason” si origjinali dhe ka vetëm veti antigjene – të shkaktojë një përgjigje imunologjike. Edhe sikur të ishte plotësisht identike me proteinën spike origjinale (por që nuk është), kjo që prodhohet nga vaksina është me një përqendrim për 100.000 herë më të ulët se ajo që e prodhon vetë virusi, e nevojshme për të shkaktuar dëm, shpjegon profesor Danillovski.

Qëndrimin e Danillovskit e kanë edhe ekspertë të tjerë mjekësorë. Jason McLellan, profesor i biologjisë në Universitetin e Teksasit në Austin, i cili me vite të tëra i ka studiuar proteinat spike në koronavirusë të tjerë dhe puna e të cilit ishte bazë për zhvillimin e vaksinave kundër Kovid-19, për Factcheck.org tha se proteina spike nuk është patogjene dhe se nuk është helm.

Dr. David Gorski, shpjegon se vaksina kundër Covid-19 mund të mbrojë jo vetëm nga infeksioni me Sars Cov 2, por edhe nga dëmtimet që mund të shkaktojë proteina spike!

mARN ose adenovirusi nga vaksina nuk shpërndahet gjerësisht sepse injektimi bëhet në muskulin e shpatullës. Ka shumë gjasa që proteina spike të mos të jetë në përqendrime madje as  të përafërta me ato të krijuara në modelet eksperimentale. Proteina spike nga vaksina nuk bashkohet me virusit, por ekziston si një molekulë e pavarur. Përveç kësaj, duke e ditur faktin se mARN i modifikuar i vaksinës nuk qëndron në trup për shumë kohë dhe nuk gjeneron proteina spike për një kohë të gjatë, shkruan Gorski.

Pretendimi se proteina spike nga vaksina mARN mund të shkaktojë mpiksje të gjakut dhe vdekje është një dezinformatë klasike. Proteina spike nga vaksina dhe proteina spike e koronavirusit nuk janë të njëjta, dhe kjo konfirmohet nga ekspertët mjekësorë të dëshmuar tashmë në punën e tyre. Pra, pretendimi se personat e vaksinuar kundër Kovid-19 do të vdesin brenda pak vitesh nuk është gjë tjetër veçse një dezinformatë e antivakserëve.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button