Antikorrupsioni: Rritja e pragut për listat e pavarura është korrupsion klasik politik

Komisioni për Antikorrupsion vlerëson se ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor për rritje të pragut të mbledhjes së nënshkrimeve për kandidatët e pavarur, janë korrupsion politik dhe shkelin sundimin e së drejtës, shkruan Portalb.mk.

Pas reagimit të listave të hapura dhe iniciativës së “Qyteti human i gjelbër” të dorëzuar në Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, në lidhje me propozim ndryshime të Kodit Zgjedhor me të cilat rritet pragu i nënshkrimeve të mbledhura për dorëzim të listave të kandidatëve për anëtar të këshillave, përkatësisht listave të kandidatëve për kryetar komune dorëzues është një grup votues, KSHPK ka dalë me mendim, ku thuhet se miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor pak kohë para fillimit të procesit zgjedhor janë në kundërshtim me rekomandimet e dhëna në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale.

“Mënyra e përshpejtuar dhe jo transparente me të cilën Qeveria e RMV, Kuvendi i RMV dhe partitë më të mëdha politike po tentojnë ta rrisin pragun e nënshkrimeve të mbledhura për dorëzimin e listave të kandidatëve për anëtarë në këshill, përkatësisht listë të kandidatëve për kryetar komune kur dorëzues është një grup votues, nga aspekti i Ligjit për parandalim të korrupsioni dhe konfliktit të interesit, Antikorrupsioni e vlerëson si shembull klasik të korrupsionit politik”, thuhet në kumtesën e Antikorrupsuonit”, thuhet në kumtesë.

Sipas komisionit, ndryshimet e propozuara do të mundësojnë rritje të ndikimit të partive politike ndaj këshilltarëve gjatë miratimit të vendimeve në interes të qëllimeve partiake, duke ulur apo anuluar pjesëmarrjen dhe ndikim të individëve dhe shoqatave qytetare në këshillat komunal gjatë miratimit të vendimeve të cilat kanë të bëjnë në mënyrë direkte me cilësinë e jetës së qytetarëve në një komunë.

“Duke pasur parasysh rekomandimet e dhëna dhe veprimin e deritanishëm të institucioneve të thirrura për zbatimin e tyre, për faktin se në rastin konkret bëhet fjalë për ligj sistematik, mënyra me të cilën po bëhet përpjekje të realizohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, KSHPK e vlerëson si shkelje thelbësore të sundimit të së drejtës, përkundër angazhimit deklarativ të partive politike për avancim të tij”, shtojnë nga Komisioni Antikorrupsion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button