Ambientalistët i kërkojnë qeverisë të shpallë moratorium për aktivitetet urbane dhe bregdetare në Ohër

Aktivistët ekologjik janë të shqetësuar për të ardhmen e trashëgimisë sonë unike natyrore dhe kulturore botërore, pas miratimit të vendimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore për të mos përfshirë rajonin e Ohrit në listën e trashëgimisë botërore në rrezik, transmeton Portalb.mk.

Nga organizata qytetare “Front 21/42” kërkuan që Qeveria të marrë vendim urgjent për shpalljen e moratoriumit të vërtetë për çdo transformim urban dhe bregdetar në territorin e rajonit të Ohrit dhe të zbatojë rekomandimin e Misionit nga viti 2020. Ambientalistët gjithashtu i bënë thirrje ministres së Kulturës Irena Stefoska, e cila është edhe kryetare e Komisionit Kombëtar për UNESCO -n, që të zbatojë në mënyrë të vazhdueshme Planin e Menaxhimit për Rajonin e Ohrit, duke filluar me miratimin e Ligjit të ri për Menaxhimin e Trashëgimisë.

“Për herë të dytë me radhë, Komiteti vendosi të refuzojë vlerësimin e ekspertëve të shkencëtarëve, bazuar në vizitën e tyre në terren, këtë herë vlerësim alarmues, që jo vetëm kërcënimet e identifikuara në vitin 2017 janë akoma të pranishme, por në vitin 2020 janë shtuar edhe kërcënime të reja në tashmë gjendjen e rrezikuar. Faktet shkencore në lidhje me gjendjen e rajonit të Ohrit nuk ishin veçanërisht të rëndësishme për Komitetin e Trashëgimisë Botërore, i cili vendosi që shpallja e Trashëgimisë Botërore në rrezik lidhet me imazhin e qeverive, dhe jo me ruajtjen e së mirës”, theksojnë nga Front 21/42.

Ata thonë se vendimi i vitit 2019 vetëm se inkurajoi autoritetet maqedonase të vazhdojnë urbanizimin e trashëgimisë, të propozojnë ligje që sjellin përfitime për ndërtesat ilegale, të maskuar nga heqja e disa strukturave të përkohshme, të miratojnë vendime formale që duket se zbatojnë rekomandimet, por në realitet lejojnë vazhdimin shkatërrimin dhe moszbatimin e aktiviteteve të Planit të Menaxhimit që janë kyçe për krijimin e mbrojtjes ligjore efektive.

“Frikësohemi se pika pakthim do të arrihet shumë shpejt, falë inkurajimit të ri të sjellë nga Vendimi i përsëritur i Komitetit në vitin 2021 për të mos përfshirë rajonin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Deklarata e Kryeministrit Zaev se Ohri duhet dhe do të vazhdojë të zhvillohet, dhënë duke marrë parasysh mundësinë që rajoni i Ohrit të shpallet trashëgimi në rrezik, është e frikshme bazuar në përvojën e deritanishme se “zhvillimi” do të thotë ndërtim dhe urbanizim. Për Rajonin e Ohrit, çdo urbanizim i mëtejshëm nuk është zhvillim, por prapambetje dhe degradim shtesë i situatës tmerrësisht të keqe. Ajo që nevojitet është zhvillimi i ndërgjegjësimit, veçanërisht vetëdijësimi i vendimmarrësve si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror”, theksojnë nga organizata ekologjike.

Para se UNESCO të shpallë vendimin për rajonin e Ohrit, një sërë organizatash i bënë thirrje që ta vendos këtë vend në listën e trashëgimisë botërore në rrezik, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi dhe pikërisht për këtë arsye ambientalistët konsiderojnë se autoritetet vendase nuk do të ndërmarrin asnjë hap për ruajtjen e vlerave të këtij rajoni, por përkundrazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button