Zaev – Rama – Vuçiq: Nga 1 janari 2023 nuk do të ketë kufi mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë

Lëvizja e lirë e qytetarëve, pa ndalesa në pikat kufitare mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, liria e shërbimeve përmes njohjes së kualifikimeve profesionale, vendosja e sistemit pa leje për transferimet ndërkompani, liria e mallit dhe e shërbimeve, janë qëllimet kryesore që synon t’i arrijë nisma për bashkëpunim rajonale. Kjo u tha sot në konferencën rajonale kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ku po marrin pjesë edhe përfaqësues të ekonomisë dhe biznesit të gjithë vendeve të rajonit, shkruan Portalb.mk.

Zaev në fjalimin e tij në hapje të konferencës, tha se prej sot fillon një epokë e re e bashkëpunimit të rajonit për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor theksoi se, iniciativa është e hapur për të gjitha vendet e këtij rajoni. Në këtë mënyrë sipas tij, po tregojnë lidership politik dhe kujdes për avancimin e bashkëpunimit, për të cilin kësaj radhe, siç tha ai, ka edhe plan konkret aksional.

“Ballkani po fillon të krijon nivel më të lartë të kuptimit se ndërlidhja ekonomike dhe krijimi i një hapësirë dinamike dhe vitale rajonale ekonomike është dëshirë dhe ambicie e përbashkët. Dua t’iu bind dhe shpresoj se ajo është e dukshëm se vullneti jonë politik e presidentit Vuçiq, kryeministrit Rama dhe e imja është pasqyrë e përkushtimit tonë maksimal t’i sigurojmë të gjitha kushtet që varen prej qeverive të tre vendeve tona për bashkëpunim rajonal efikas dhe efektiv. Po ndërlidhemi për zhvillim të ekonomive tona, për ndërtim të ekonomisë së përbashkët, për zhvillim të rajonit, për jetë më të mirë për çdo qytetarë tonë. Po ndërlidhemi për qëllim të qartë, publike dhe të hapur që popujt tanë sa më shpejtë të ndjejmë përfitime të drejtpërdrejta nga lehtësimet që i sigurojmë. Presim shumë shpejt të ndjehen benefite në buxhetin vendor të miliona familjeve, në cilësinë e jetës të miliona qytetarëve, për të gjithë ne është padyshim e qartë se vetëm me rajon të integruar dhe të ndërlidhur mund vazhdimisht të ecim drejt qëllimit tonë të përbashkët, anëtarësimi në BE”, tha Zaev.

Ndërkohë, Rama tha se rajoni nuk duhet të vazhdojë të jetë peng i së shkuarës. Sipas tij, jo vetëm që ne nuk mundemi në asnjë mënyrë t’ia privojmë vetes këtë potencial që e ka rajoni, që e ka bashkëpunimi mes nesh, por ne duhet bëjmë çmos që të vrapojmë për të fituar një kohë të humbur që është marramendëse.

“Ky rajon nuk mund të vazhdojë të jetë peng i së shkuarës në asnjë aspekt dhe kush nuk e kupton akoma se sa të vegjël jemi të ndarë, për të rritur ekonomitë tona, për të krijuar më shumë, për të hapur më shumë perspektivë me vende punë mirë të paguara sidomos për të rinjtë, është i dënuar të jetojë në të shkuarën. Ne nuk duam të jetojmë në të shkuarën, ne duam të jetojmë në të ardhmen, përmes një nisme e cila nuk shpikë asgjë të re në fakt, po thjesht sjell në këtë rajon një shembull kuptim plotë që është shembulli i BE-së, duke jetësuar e 4 lirive themelore të BE-së: lirinë e lëvizjes së njerëzve, të lëvizjes së mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Për çfarë arsye në botë ne duhet të presim të mbyllur brenda kufirit tanë, me kurriz ndaj njëri tjetrit, siç kemi ndenjur 500 vjet =, ndërkohë që rrugëtimi i secilit vend drejt BE-së ka kohën, ritmin dhe kushtëzimin e vet jo thjesht nga çfarë bëjmë ne, po nga çfarë mendojnë të tjerët. Cili do që do të na bashkohet në këtë nismë është i mirëpritur të na bashkohet, por ne nuk mund të presim konsensus për t’u takuar për të gjithë, këtë nuk mund ta presim. Ne nuk kemi luksin që të humbasim kohë, sepse kemi humbur shumë, kemi humbur shekuj”, theksoi Rama.

Edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se bashkë me dy liderët, vendosëm që ta kthejnë kokën kah e ardhmja. Ai tha se synohet që lëvizja e lirë e qytetarëve të arrihet brenda një viti e gjysmë.

“Vendosëm nga shikimi në të kaluarën, ta kthejmë kokën drejt ardhmërisë dhe të mendojmë se, kemi diçka për t’u lënë edhe atyre që vijnë, fëmijëve tanë. Në dy vitet e kaluara kemi zhvilluar një besim të sinqertë mes gjithë nesh, në kuptim të zhvillimit të rajonit, raportit mes BE-së dhe ndaj botës. Për shembull a nuk është në favor të qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nëse ne nga Beogradi apo Novi mund të kalojmë kufirin pa asnjë ndalesë, pa asnjë vonesë, edhe deri në Ohër, Shkup, Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Nuk ka ndalesa. Nëse këtë arrijmë ta bëjmë për një vit e gjysmë, kuptohet se ajo është histori. Thjesht kaloni kufirin. Ne jemi shtete të pavarura sovrane dhe për ne nuk ekzistojnë kufi, sepse mjafton të jeni në territorin e një shteti, ndërsa ne në mënyrë softuerike i ndërrojmë të gjitha informatat.  Do të ketë prej në 6- 9 përqind harxhime më të ulëta operative, sepse nuk ka ndalesa mes vendeve”, tha Vuçiq.

Në këtë ngjarje ishin të pranishme më shumë se 300 kompani nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, nga vendet e rajonit, por edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare të cilat kanë paralajmëruar interes për pjesëmarrje.

Në kuadër të konferencës së sotme, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot në Shkup kanë nënshkruar memorandumet e para në kuadër të iniciativës rajonale të cilën ata e kanë quajtur “Ballkani i Hapur”, si hapa të parë për impuls të ri dhe konkret për nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Linkun e artikullit të plotë në lidhje me këtë mund ta gjeni këtu.

LEXO: Vuçiq, Rama dhe Zaev në deklaratën trepalëshe: Mbetemi akoma të përkushtuar në rrugën tonë drejt BE-së dhe bashkëpunimit rajonal

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button