RMV, nëse nuk veprojmë tani, ndryshimet klimatike do të shkatërrojnë Tokën

Jemi në një moment të veçantë në histori, si do të veprojnë në 10 vitet e ardhshme do të përcaktojë rrugën të cilën do të merr planeti ynë në mijëvjeçarin e ardhshëm. Vetëm zhvillimi i shkencës dhe të besuarit në të, mund të na ndihmojë të ballafaqohemi me efektet negative të ndryshimeve klimatike që po i shohim çdo ditë me valë nxehtësie, zjarre masive dhe valë të nxehta të temperaturave. Ishte ky mesazhi që dy ambasadorët, e Mbretërisë së Bashkuar, Rachell Galloway dhe i Italisë, Andrea Silvestri dhanë mbrëmë në takim me gazetarët dhe përfaqësuesit e UNDP-së. Ata u mblodhën për të parë dokumentarin nga aktivisti i njohur për ekologji, David Attenborough, Breaking Boundaries: The science of our planet (Thyerja e kufijve: Shkenca e planetit tonë), njofton Portalb.mk.

“Të gjithë i kemi parë efektet negative të ndryshimeve klimatike siç janë vërshimet e fundit në Evropë dhe në botë. Ndryshimi klimatik po ndodh tani dhe është koha të ndërmarrim masa. Jemi në një moment të veçantë në histori, si do të veprojnë në 10 vitet e ardhshme do të përcaktojë rrugën të cilën do të merr planeti ynë në mijëvjeçarin e ardhshëm. Krerët e shteteve janë ata që marrin vendimet kyçe dhe ata duhet të kuptojnë në mënyrë precize se çfarë na thotë shkenca.” tha në fjalimin e saj Galloway.

Në nëntor, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia do të jenë bashkë-organizator të Konferencës për ndryshmet klimatike të Kombeve të Bashkuara, COP26 në Glasgow. Në këtë ngjarje do të mblidhen mijëra delegatë duke përfshirë dhe krerët e shteteve, ekspertë dhje aktivistë ekologjik të cilët do të bisedojnë për të koordinuar aktivitetet e të gjithëve për të luftuar ndryshimet klimatike.

“Maqedonia e Veriut është një perlë e bio-diverzitetit në Evropë. Speciet e rralla dhe të rrezikuara, ekosistemi unik, liqenet dhe lumenjtë, e bëjnë këtë vend një nga vendet e fundit me natyrë të egër në këtë rajon. Jam krenare të them se në RMV kemi mbështetur krijimin e Strategjisë kombëtare Energjetike dhe jemi të kënaqur të themi se ajo e hap rrugën për të pasur energji të pastër, gjelbër dhe të vetë-qëndrueshme.” tha Galloway.

Ambasadori italian në Shkup, Andrea Silvestri

Ambasadori italian, Andrea Silvestri tha se nevojitet një ndryshim më i madh kulturor për tu ballafaquar me ndryshimet klimatike.

“Duhet të ndryshojmë mënyrën se si sillemi dhe zakonet tona, prandaj dhe roli i të rinjve në këto ndryshime është thelbësor. Bota me nesërme është botë e tyre. Në shtator do të organizojmë një ngjarje me të rinjtë në këtë temë ku do të marrin pjesë dy të rinj nga Maqedonia. Tani më shumë së kurrë, në këtë pandemi po e shohim sesa e rëndësishme është shkenca. Shkenca na ndihmon të luftojmë virusin dhe të bëjmë vaksinat. Gjithashtu, shkenca mund të na ndihmojë për tu ballafaquar me ndryshimet klimatike” tha ai.

Pamje nga dokumentari “Thyerja e kufijve: Shkenca e planetit tonë”

Dokumentari “Thyerja e kufijve: Shkenca e planetit tonë” është një dokumentar për pasojat shumë të mëdha të ndryshimeve kilmatike që çojnë në fundin e botës. Ai përqendrohet në nëntë pika planetare, të përshkruara nga shkencëtari suedez dhe profesori i shkencës së mjedisit, Johan Rockstrom, të cilat, nëse tejkalohen, do ta bëjnë jetën në Tokë të paqëndrueshme. Narracioni i dokumentarit bëhet nga Sir David Attenborough, zëri shumëvjeçar i doktorit britanik të natyrës.

Dokumentari është i mbushur me një pasqyrë të zymtë shkencore dhe deklarata urgjente paralajmëruese për të ndërmarrë hapa urgjente për të shpëtuar planetin Tokë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button